Futboll Premier League Sport

“KUNJA” PËR GUARDIOLËN/ Klopp: Një vit i madh për Anglinë, të gjithë prisnin Barcelona-City në finale

Për finalen e Championsit kundër Totenhemit ka ende kohë. Liverpooli i trajnerit Jurgen Klop ka përpara ndeshjen me Wolverhempton, në javën e fundit të kampionatit, që vendos kush fiton titullin.

Në konferencë shtypi, trajneri gjerman është shprehur: “Për mua, finalja e Championsit nuk ka ndryshuar asgjë, thjesht do të jemi atje. Kam marrë miliona mesazhe, por askush nuk më fliste për ndeshjen e kësaj fundjave. Luajmë ndaj Wolverhemptonit dhe jemi të përqendruar aty. Por kjo nuk ia heq meritat asaj që kemi bërë ndaj Barcelonës. Sigurisht, ishte një nga momentet më të mira të historisë së futbollit, jo vetëm për Liverpoolin. Tani mendojmë për ndeshjen e radhës, që duhet ta përballojmë me besim”, tha tekniku gjerman.

“Finalja e Championsit? Njerëzit flasin shumë për milionat e eurove, por nuk është vetëm kjo. Mjafton të shikoni Tottenhamin, që verën e kaluar nuk bëri asnjë blerje. Kemi shkuar në finale, sepse e kemi dashur, ishte dëshira jonë, edhe pse shumë prisnin një sfidë mes Barcelonës dhe Manchester Cityt. Është një vit i madh për Anglinë”, përfundoi Klopp.

Related posts

SUPER DUELI JUVENTUS-AJAX/ Van Basten bën parashikimin: Ja rezultati dhe skuadra që kualifikohet

Delo.autor

Huliganët e AEK i vënë flakën furgonit, 5 tifozë të PAOK përfundojnë në spital (FOTO)

Sadik.Autor

Besnik Hasi si “plan B”, arsyet për të drejtuar Kombëtaren

Sadik.Autor

Leave a Comment