Futboll Seria A Sport

“TRAJNERIT CONTE I KA MBETUR VETËM KAMPIONATI”/ Legjenda Del Piero: Finalja e Kupës është meritë e Pirlos

Ish-kapiteni i Juventusit, Alesandro del Piero, komentoi për “Sky Sport” barazimin mes bardhezinjve dhe Interit që dekretoi skuadrën e Andrea Pirlos si finalisten e parë të Kupës së Italisë.

“Kjo finale vlen shumë për Pirlon, e fitoi ai. Juventusi pati shumë pak zotërim topi dhe në fragmentin e dytë të pjesës së parë u presua totalisht nga Interi dhe nuk arriti të dilte nga gjysmëfusha. Sot (dje) Ronaldo doli me peng nga fusha, është shumë kërkues dhe në përgjithësi paraqitja e tij nuk është e mjaftueshme.

Zikaltrit për pjesën më të madhe të ndeshjes mbajtën kontrollin e lojës. Eriksen menaxhoi topin dhe mirë madje. I mungoi të shënonte kur nevojitej. Pati pak shanse dhe këtu duhet të përmirësohet Interi. Konte me siguri ka një plan B, C e të tjerë dhe një stol të gjerë. Tani Pirlo duhet të ketë kujdes sepse Konte ka vetëm kampionatin”.

Related posts

MBRON STRAKOSHËN PËR GAFËN NDAJ GALATASARAY-T/ Sarri: Është një gabim, por në fund të ndeshjes…

Delo.autor

Ndërhyrja “horror” ndaj Thiago Silva-s (VIDEO)

Sadik.Autor

DY FUTBOLLISTËT E DORTMUNDIT HARROJNË PASAPORTAT/ Skuadra gjermane bllokohet në aeroport

Delo.autor

Leave a Comment