Futboll Ligue 1 Sport

GODITI ME GRUSHT TIFOZIN NË TRIBUNË/ Ja dënimi i rëndë që e pret Neymar

Ylli i PSG, Neymar, duket se do të përballet me një “dush të ftohtë” nga Federata Franceze e Futbollit (FFF), pasi u filmua duke goditur një tifoz. Kjo ndodhi pas humbjes së finales së Kupës së Francës, të shtunën e kaluar ndaj Rennes. Ndërsa u ngjit në tribunën e “Stade de France” për të marrë medaljen e finalistit, Neymar u përball me një tifoz kritik ndaj tij dhe, pas një shkëmbimi të shkurtër të fjalëve jomiqësore, duket se e goditi me grusht. Ishte një incident, që u shpërnda në rrjetet sociale me video.

RMC iu referua një deklarate të bërë nga PSG, duke pretenduar se tifozi i panjohur ishte “mik i një lojtari të Rennes, i cili i fyeu të gjithë yjet e PSG”. Neymar e pranoi gabimin e tij në Instagram, por shtoi: “Askush nuk mund të qëndrojë indifferent ndaj atyre fyerjeve”. Reagimi i trajnerit Thomas Tuchel ishte një përzierje e simpatisë me zhgënjimin. Duke folur të hënën, gjermani tha:

“Nuk është e mundur të ndodhë kjo, nuk është e mundur. Nuk është e lehtë të ngjitesh në podium, pas një humbjeje. Është shumë e vështirë për mua, për të gjithë. Ne duhet ta pranojmë rezultatin. Nëse humbim, duhet të tregojmë respekt. Ju nuk mund të përfshiheni në konflikt me një spektator”.

Neymar do të ketë rastin të dëgjohet nga Komisioni Disiplinor i FFF të mërkurën dhe do të mësojë se sa i rëndë do të jetë pezullimi. Dënimi në kësi rastesh, sipas rregulloreve të FFF, shkon deri në pesë ndeshje pezullim, por nuk ka kufi maksimal, kështu që teorikisht mund të jetë edhe më i gjatë.

Çdo pezullim nuk do të hyjë në fuqi menjëherë, çka do të thotë se Neymar do të jetë në gjendje të luajë në fundjavë kundër Nice. Sidoqoftë, ka gjasa që kjo të jetë ndeshja e fundit e sezonit.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ “Askush në Madrid nuk e donte Juven. Ajo penallti e Tevez…”

Q.Autor

Liverpool sfidon Arsenalin për mesfushorin shqiptar

Sadik.Autor

JANË YJE ME KOSTO ZERO NË TREG/ Ja top-formacioni i lojtarëve ende falas në merkato (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment