Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

GRUMBULLIMET PËR SFIDAT KUALIFIKUESE “EURO 2020″/ Edy Reja fton në Kombëtare dy kampionët e rinj, ja emrat

Më në fund erdhi ftesa nga Kombëtarja për Bruno Telushin, mesfushorin e Partizanit.

Telushi grumbullohet për herë të parë me Kombëtaren e madhe.

Pas Lorenc Trashit, tashmë janë dy lojtarët e të kuqve, që kanë marrë ftesë nga trajneri Edi Reja (portieri Alban Hoxha është portieri i tretë i kuqezinjve).

Mësohet se trajneri italian ka çuar ftesën pranë klubit të kuq për Trashin dhe Telushin.

Dy kampionët e rinj të Shqipërisë do të grumbullohet për sfidat ndaj Islandës dhe Moldavisë në qershor.

Edi Reja ende nuk e ka shpallur listën zyrtare për ndeshjet e radhës, por emrat e të grumbulluarve po dalin një e nga një.

Related posts

SURPRIZA/ Ancelotti mund të rikthehet në Spanjë, por jo tek Reali

Q.Autor

Messi apo Ronaldo? Gjithcka vendoset në ‘El Clasico’

Q.Autor

Ardian Mema “driblon” humbjen: Në janar duhet ndërhyrje, kam folur me presidentin

Isa.Autor

Leave a Comment