Futboll La Liga Sport

DEL NGA BINARËT BRAZILIANI/ “Fenomeni” Ronaldo kërkon VINICIUSIN Realit dhe SHAKIRËN për…

Është bukur të kesh president një fytyrë të njohur. Po e shijon këtë gjë Valadolidi në Spanjë, që tashmë ka president Ronaldo Fenomenin. Ekipi ka marrë një vëmendje, me të cilën nuk ishte mësuar. “Marca” shkruan se fjalët e brazilianit përbëjnë gjithmonë lajm, aq më tepër kur lidhjet e dy herë fituesit të “Topit të artë” janë të një niveli të lartë. Ai ka luajtur në Spanjë me klube si Real Madridi dhe Barcelona.

Lajmet e fundit lidhen me presidentin Florentino Perez te Reali dhe mbrojtësin Zherard Pike te Barcelona. Këtyre dy personave Ronaldo u ka bërë dy kërkesa, pot të natyrave të ndryshme. Realit Ronaldo i ka kërkuar sulmuesin Vinicius. Nuk është diçka e re, sepse emri i talentit brazilian doli në skenë sapo Ronaldo mori drejtimin e Valadolidit. Ronaldo tashmë ka bërë kërkesën zyrtare te Reali, por duhet të presë për përgjigjen.

“Ia kam kërkuar Florentinos këtë lojtar, por është e komplikuar’, – ka thënë Ronaldo. Nëse Vinicius vazhdon të ketë pak hapësirë, do të ishte mirë që ai të huazohej diku. Në këtë rast, pyetja për Ronaldon është: a do të ketë galaktikë në Valadolid? Braziliani është përgjigjur me humor: “Po, sigurisht, kur të luajnë kundër nesh”.

Dhe nëse me Realin flitet për merkato, për çfarë mund të flitet me Pikenë? Për shumë gjëra, sepse ai nuk është vetëm një futbollist, por edhe një sipërmarrës. Mbi të gjitha, në këtë rast është bashkëshorti i Shakirës dhe Ronaldo i ka bërë një kërkesë të veçantë. “Nipat e mi janë të dashuruar me Shakirën dhe i kam kërkuar të bëjmë një video. Nga ky moment kemi filluar të flasim nga pak. Duhet të takohemi për të folur për një projekt, por ende nuk e kemi bërë”, – ka treguar Ronaldo.

Related posts

PARTIZANI NË KRYE/ GEGA: Ju tregoj ç’ka ndodhur me Mensah, ja e vërteta e merkatos

Isa.Autor

Interi me sytë nga merkato, shumë emra por asgjë konkrete

Q.Autor

U TRANSFERUA ME “BUJË” TË MADHE/ Ferran Torres ende nuk mund të luaj në La Liga, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment