Futboll Sport

HUMOR ANGLEZ/ Tifozi i Liverpoolit hedh në shatërvan atë të Barcelonës (VIDEO)

Gjysmëfinalja e parë e Championsit mes Barcelonës dhe Liverpoolit në “Camp Nou”, që do të zhvillohet sonte, pritet të jetë mjaft interesante.

Për këtë arsye, mijëra tifozë anglezë kanë udhëtuar në Barcelonë për ta ndjekur këtë ndeshje.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se tifozët e Liverpoolit janë duke e shijuar udhëtimin në qytetin e Barcelonës, veçanërisht në rrugën e famshme “La Rambla”.

Në videon e mëposhtme, shfaqen pamje të humorit që ata kanë krijuar në qytetin spanjoll.

Një tifoz i Liverpoolit shtyn brenda në shatërvan një person që po qëndronte aty pranë (mesa duket ishte tifoz i Barcelonës), gjest ky që shkakton të qeshura.

Më pas fansat e “The Reds” nisin të këndojnë, siç mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

 

Related posts

Rusi 2018/ Lajm i mirë për Bayern dhe Francën, rikthehet një yll

Sadik.Autor

E HABITSHME/ Shërbimet sekrete Amerikane sekuestrojnë TOPIN që PUTIN i dhuroi TRUMP

Isa.Autor

E PAIMAGJINUESHME/ Gazeta “Kurir”, “Shqiptarët kontrollojnë futbollin serb!”

Sadik.Autor

Leave a Comment