Futboll

Bernard, konfirmon largimin nga Shakthar Donetsk

Shakhtar Donetsk humbet një nga lojtarët më të mirë për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Bernard i cili duke folur për mediat braziliane ka konfirmuar se nuk do të rinovojë kontratën që i skadon në qershorin që vjen. Sulmuesi brazilian u ka rrëfyer se e quan të mbyllur ciklin e tij te Shakhtar Donetsk pas 5 sezonesh dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Serinë A ose në Premier League. Për 25-vjeçarin ka edhe një ofertë nga Kina por të cilën nuk e ka marrë parasysh ndërsa opsioni i fundit do të ishte rikthimi në Brazil edhe pse do të ishte e vështirë që një ekip i vendlindjes të përballonte pretendimet e tij ekonomike.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, mësoni vlerësimet për “kuqezinjtë”…

Delo.autor

Futbollisti i Arsenalit, lë nënën e vet të jetojë në kontejner

Sadik.Autor

Gareth Bale mund të largohet këtë verë, United ka shfaqur interes për futbollistin nga Uellsin

Sadik.Autor

Leave a Comment