Gossip

MESSI MAHNITI BOTËN NË “CAMP NOU”/ Georgina tregon se kush është “mbreti” (FOTO)

Lionel Messi ka qenë “kryefjala” e mediave botërore, e të gjithë dashamirësve të futbollit, që pas “recitalit” të mesjavës ndaj Liverpool-it, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve. Veçanërisht goli i tretë i sfidës në fjalë, që konçidoi të ishte i 600-ti për argjentinasin me fanellën e Barcelonës, mahniti krejt botën, iu mbylli gojën edhe kritikëve të paktë të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Në pozitë të vështirë duket se është gjendur edhe Cristiano Ronaldo, rivali më i madh i “Pleshtit”, i eliminuar nga Champions-i dhe i zhbilancuar skajshëm në garën për “Këpucën e Artë” në Europë dhe “Topin e Artë”, në fund të vitit. Portugezi reagoi disi mbrëmë me një gol të bukur me kokë, pasi “fluturoi” në ajër, rreth 2.47 metra sipër tokës. Duke e ditur se Leo Messi ishte në buzët e të gjithëve këto ditë, Georgina Rodríguez ka gjetur një mënyrë për ta mbajtur partnerin e vet, CR7, në majën e futbollit botëror.

Ajo ka publikuar një foto të yllit luzitan me Juventusin në Instagram, duke bërë një montazh të vogël. Një “emoji”, kurorë “mbreti” mbi kokën e tij, shërben për të nxjerrë në pah se kush është më i miri, sipas saj. Një përgjigje elegante për të gjithë ata, që në shumicë anojnë nga argjentinasi i Barcelonës për momentin, rivali maksimal gjatë gjithë karrierës së tij, që mendojnë se Messi po e mbyll debatin për “Topin e Artë” që në muajin maj.

Related posts

Christina Chiobotto ngushëllon në distancë Juventusin (FOTO)

Sadik.Autor

Shakira “tradhton” bashkëshortin Pique, është me Kolumbinë

Sadik.Autor

MARTESA NË KRIZË/ Bashkëshortja e Boateng duket e qetë në palestër (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment