Futboll Sport

INTER BËN PAZAR NË SPANJË/ Hidhet në sulm për yllin e Barcelonës (FOTO)

Barcelona po përgatitet për një revolucion të vërtetë, pas eleminimit nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve. Shumë lojtarë kanë bërë gati valixhet, ndërsa shumë të tjerë do të bëhen pjesë e klubit.

Një ndër lojtarët që pritet të luajë larg Camp Nou sezonin e ardhshëm është kroati Ivan Rakitic. Ky i fundit nuk ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve katalanas, duke dhuruar performanca larg nivelit të pritshëm.

Interes të madh për kroatin ka shfaqur Interi, që kërkon të përforcojë ekipin për sezonin e ardhshëm. Sipas mediave sportive spanjolle, Barcelona kërkon minimumi 50 milion euro për shërbimet e kroatit.

Aktualisht Inter ka filluar të lëvizë, për të bindur lojtarin të transferohet në Milano. Te zikaltërit Rakitic do të gjente dy shokët e skuadrës te Kroacia, Perisicdhe Brozovic.

Presidenti i Barcelonës, Bartomeu, si zëvendësues ideal për kroatin sheh yllin e Ajaxit, Frenkie de Jong, të cilin do tentojë ta sjellë në Camp Nou gjatë merkatos verore.

Related posts

Talenti i shumëkërkuar merr lejen për t’u larguar nga Bordeaux

Q.Autor

TIRANA-KUKËSI/ Kuper mposht portierin Lika dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

SERIE A/ Juventusi është i pandalshëm, ndjek Napoli, ringjallet Roma

Isa.Autor

Leave a Comment