Futboll Sport

DËMTOHET STRAKOSHA/ Në dyshim për finalen e Kupës së Italisë

Thomas Strakosha nuk ka arritur t’ia dalë për ndeshjen që Lazio luan nesër ndaj Cagliarit në transfertë, duke qenë se ka pësuar një dëmtim që e rrezikon edhe për finalen e Kupës së Italisë.

Gardiani shqiptar ka probleme me tendinën e Akilit dhe në ditët e fundit nuk është paraqitur në stërvitje, duke bërë të dyshohet se mund të mungojë në ndeshjen e radhës.

Sakaq, sot ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga vetë trajneri Simone Inzaghi, i cili në konferencën për shtyp para ndeshjes u shpreh se vendin e Strakoshës do ta zërë Silvio Proto, të cilin e konsideron profesionist.

Inzagi nuk ka dhënë të tjera detaje në lidhje me dëmtimin e tij, duke mos bërë të ditur se kur mund të rikthehet.

“Strakosha nuk do të jetë nesër, pasi ka pësuar një dëmtim në tendinën e Akilit dhe vendin e tij do ta zërë Proto, i cili është mjaft profesionist. Ai ka menduar se do të luajë më shumë minuta, megjithatë është shumë i besueshëm. Kjo është hera e parë që Strakosha mungon këtë sezon në një ndeshje kampionati, duke qenë se në të gjitha takimet e deritanishme, ka qenë titullar dhe ka luajtur deri në fund të takimit me minuta të plota”, tha trajneri Inzaghi.

Related posts

DY “TITANËT” E FUTBOLLIT/ Messi apo Ronaldo, cili ka shënuar më shumë? Ja të gjithë numrat e karrierës

Delo.autor

“BOMBA” NË GJERMANI/ Neuer ishte në një lidhje homoseksuale me trajnerin e portierëve?

F.autor

PSG “trullos” BONUCCIN me OFERTËN STRATOSFERIKE, italiani drejtë…

Isa.Autor

Leave a Comment