Futboll Premier League Sport

Klopp: Dembele në merkato? Po, unë dëshiroj që francezi të…

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e pranon se është i interesuar për të transferuar në “Anfield Road” Ousmane Dembele, për të cilin Barcelona shpenzoi 105 milionë euro, plus 40 milionë të tjera bonuse, për ta shkëputur nga Borussia e Dortmundit gjatë merkatos së verës së kaluar.

20-vjeçari e ka patur të vështirë të përshtatet në mekanizmat e “blaugranave”, edhe pse u mendua se do të mbulonte boshllëkun e krijuar nga largimi i Neymar, që iu bashkua PSG-së për shumën rekord 222 milionë euro. I pyetur këtë të diel nëse i intereson Dembele, gjermani u përgjigj:

“Është vënë në shitje Dembele? Tani, po, më intereson.”

Një përgjigjje, që mund të duket disi ironike, por që lë vend për diskutim. Dembele nuk u preferua në formacion nga Valverde në barazimin 2-2 me Realin në “Camp Nou”, madje as si zëvendësues. Gjatë këtij sezoni ka luajtur vetëm një ndeshje të plotë, në 9 sfida është aktivizuar titullar dhe në 4 të tjera si zëvendësues. Ka arritur të shënojë vetëm një gol në La Liga, në barazimin 2-2 në fushën e Celta Vigos. Nuk duhet anashkaluar fakti që Dembele vuajti një dëmtim të rëndë, që e la për disa muaj në infermieri, me drejuesit e Barcelonës që po bëjnë ta mundurën për të transferuar në “Camp Nou” Antoine Griezmann, prania e të cilit te “blaugranat” do të reduktonte në maksimumin hapësirat në formacion për Dembele.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Oferta e BUJSHME nga Valencia, Fabregas në dilemë

Isa.Autor

NUK KA LEKË/ Nis “hemorragjia” te Luftëtari, portieri RUCI i lirë në JANAR

Isa.Autor

MILAN-JUVENTUS/ Gafë e “Kuqezinjve”, Ronaldo nuk mund të gabojë! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment