Futboll Seria A Sport

JUVENTUS PRANË BLERJES SË PARË/ Një tjetër “Cristiano” do të afrohet në verë, ja kur zyrtarizohet

Tashmë nuk është një mister se Juventusi është në faza të avancuara të tratativave me mbrojtësin e Xhenoas, Kristian Romero.

Në një dalje për mediat italiane, presidenti i Xhenoas, Enriko Preciozi konfirmon se lojtari në verë do t’i bashkohet Juventusit. Romero është argjentinas dhe luan në rolin e qëndërmbrojtësit, pika ku Juventusi do të përqëndorhet në merkato.

Preciozi nuk e ka zyrtarizuar lajmin, por bën me dije së në verë do të hidhen firmat dhe do të jetë një ndër blerjet e para të bardhezinjve në merkato.

Romero 21-vjeçar, ka dalë nga akademia e Belgranos në Argjentinë dhe është transferuar në Itali. Këtë edicion ai ka luajtur 24 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol, madje ka dhuruar dhe një asist.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Anglia rihap sfidën, Rashford është perfekt nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Kontratë 1-vjeçare, ish-sulmuesi i Vllaznisë firmos me skuadrën e…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Florentino Perez ndez merkaton, largon tre yje me kosto zero. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment