Boks Sport

FURY PUBLIKON AXHENDËN/ Pas gjermanit Schwarz, ja rivali që do të duelojë sërish më 28 shtator

Boksieri britanik Tyson Fury, ish-kampion i botës në peshën e rëndë, ka deklaruar se më 28 shtator do të duelojë sërish. Fury do të ngjitet në ring më 15 qershor, ku do të përballet ndaj gjermanit Tom Schwarz, por ai është i sigurtë për fitoren. Madje britaniku e konsideron këtë duel ndaj Schwarz si një nxehmje për sfidat e mëdha, por pa e nënvlerësuar rivalin. Ndaj ka prenotuar 28 shtatorin për duelin e radhës.

“Pas duelit të qershorit do të rikthehem në ring më 28 shtator. Në 6 muajt që pasojnë do të jem shumë aktiv dhe deri në fund të vitit do të zhvilloj 3 duele”, tha Fury, 27 fitore dhe 1 barazim në karrierën e tij. Britaniku do të duelojë më 15 qershor në Las Vegas, ndërkohë që nuk dihet ende se ku do të zhvillojë duelin e 28 shtatorit (me shumë gjasa sërish në Amerikë).

Duke folur për duelin e 15 qershorit, Fury shtoi: “Nuk do të përsëris gabimet e Wladimir Klitschko, që kur dueloi me mua mendoi se ishte thjesht një ndeshje rutinë, ku do të mbronte titujt. Schwarz është një boksier i fortë, i pamposhtur (24 fitore). Nuk e kam nënvlerësuar dhe nuk do ta bëj këtë gjë deri në fund të duelit, derisa ta mund. Kjo sfidë nuk ka lidhje me axhendën time”.

Related posts

DRITË JESHILE TEK JUVENTUSI/ “Muri” mbrojtës do të rikthehet për të arritur…

Delo.autor

BOTËRORI I KLUBEVE/ Mësohet kundërshtari i FRIKSHËM i Realit në gjysmëfinale

Isa.Autor

E PAPRITUR/ Ndëshkohet me të kuq: RONALDO del nga fusha e lojës duke QARË (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment