Futboll Sport

KISHTE PËSUAR NJË INFARKT NË ZEMËR/ Kasillas reagon: Faleminderit të gjithëve për… (FOTO)

E gjithë Europa dhe më tej, ishte në frikë pasditen e sotme, teksa bëri bujë lajmi se ish-portieri i Realit të Madridit dhe Spanjës, Iker Kasijas, kishte pësuar një infarkt në zemër.

kasijas

Gjithsesi, falë ndërhyrjes së shpejtë, Kasijas ia doli të kalojë rrezikun dhe tashmë gjendet në një situatë të stabilizuar shëndetësore.

Siç raporton “Marca”, Kasijas kishte ndjerë diçka të çuditshme gjatë stërvitjes së sotme, dhe doktorët e Portës e kishin çuar në spital. Aty, doktorët kishin kuptuar më pas se ishte një atak në zemër, prej bllokimit të arteries së djathtë.

Më vonë, Kasijas reagoi vetë në rrjetet sociale, ku teksa postoi një foto nga krevati i spitalit, deklaroi: “Çdo gjë në kontroll këtu, frikë e madhe por forcat janë të parpekura. Shumë faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Stadiumi i madh kthehet në spital për të luftuar COVID-19

Delo.autor

STATUJA MË E SHËMTUAR SE E CR7/ Shikoni reagimin epik të David Beckham (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ REALI bën hapin e madh për transferimin e vitit, lojtari vjen nga Serie A

Isa.Autor

Leave a Comment