Futboll Seria A Sport

“KJO SKUADËR DO FITOJË CHAMPIONSIN”/ Allegri largohet mes emocionesh: Tani jam gati të…

Nuk e di se cili do të jetë trajneri i ri i Juventusit dhe ai që do të më pasojë mua, por jam i bindur se ky klub fantastik do të bëjë zgjedhjen e duhur. Nuk është asnjëherë e lehtë që të fitosh, ky kampionat sivjet u vendos në mes të të dyja sfidave me Atletikon dhe pikërisht këtu u tregua forca e këtij grupi.

Arritëm të krijonim një avantazh të madh ndaj Napolit, por fatkeqësisht nuk na shërbeu që të bënim hapin vendimtar në Champions, edhe pse sivjet provova 37 formacione të ndryshme. Më vjen keq që largohem kështu, por unë jam i bindur se kjo Juve, me këta kampionë të mëdhenj, do ta fitojë Ligën e Kampionëve”.

Me këtë deklaratë dhe me një zë që gati i dridhej, Masimiliano Alegri përshëndeti për herë të fundit tifozët e tij dhe skuadrën, nga tuneli i “Allianz Stadiumit”. Trajneri në dalje i bardhezinjve falënderon lojtarët dhe presidentin Anjeli, për atë çfarë i kanë dhënë në këto pesë vite.

“Kur ke nën drejtim një grup të mbushur me kaq shumë kampionë, është normale që të bësh disa zgjedhje, shumë prej të cilave mjaft të vështira, por ky është profesioni ynë. Unë dua thjesht të falënderoj në maksimum këtë grup që gjithmonë i është përgjigjur çdo kërkese times, por fatkeqësisht kishte edhe nga ato momente si sivjet me Ajaksin, ku dëmtimet ishin të panumërta.

Gjithsesi, lë në trashëgimi një skuadër fantastike, së cilës i detyrohem shumë, por që mbi të gjitha është gati të rifitojë bindshëm në Itali edhe në vitin e ardhshëm, por sidomos të tentojë Champions-in. Në këto vite këtu vetëbesimi është rritur në maksimum, kundrejt pesë viteve më parë dhe mbi të gjitha mund të mbështeten te një grup drejtuesish fenomenalë.

Fjalët e Anjelit? Ishin fantastike, ishte një nder për mua, që edhe në ditën e lamtumirës ai më qëndroi përkrah, por edhe prezenca e të gjithë lojtarëve ishte prekëse, – thotë Alegri, që mbi të ardhmen nuk zhbalancohet. – Mund të stërvis që në sezonin e ardhshëm, ose ndoshta jo. Nuk e di. Do të më bindte vetëm një projekt serioz, ndryshe jam gati të marr edhe 1 vit pushime”.

Related posts

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi: Zhbllokohen shifrat, Gripshi kalon në avantazh korçarët (VIDEO)

Isa.Autor

AKUZA TË FORTA NË NAPOLI/ Elseid Hysaj po shkatërrohet nga Giuffredi!

Isa.Autor

PO SHKËLQEJNË/ Vëllezërit Hazard zbulojnë bastin mes tyre, për sezonin aktual

Isa.Autor

Leave a Comment