Futboll Kategoria Superiore Sport

“KURORËZIMI” I PARTIZANIT NË KAMPIONAT/ Shpëtim Duro: Ju tregoj “çelësin” e suksesit…

Ish-trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, analizoi ecurinë e të kuqve këtë sezon, teksa u shpreh:

“Një punë kolosale e bërë nga klubi dhe drejtuesit. Nuk është rastësi shpallja e titullit kampion. Unë i kam kaluar të gjitha situatat. Kjo është dita më e bukur. Prej kohësh Partizani kërkonte titullin. Partizani ka qenë gjithmonë në nivele të larta. Ishte e thënë me meritë ta fitonte këtë vit.

Fituesi asnjëherë nuk gjykohet. Duhet të jemi realist që diferenca është 13 pikë dhe nuk është konkurrenca që pritej. Nuk është për faj të Partizanit. Skënderbeu nuk ishte ai i viteve të fundit. Kukësi deri në janar ishte pranë Partizanit, pastaj pati oshilacione të mëdha. Në këtë aspekt nuk ka pasur rivalitet. Kjo nuk ul meritat e Partizanit. Edhe unë si trajner do të doja ta fitoja titullin me 20 pikë para. Rivaliteti nuk ka qenë aty ku duhet për faj të kundërshtarëve.

Partizani është skuadra që ka shënuar më shumë pa sulmues dhe ka pësuar më pak. Partizani e ka përqendruar lojën, jo me 1 sulmues të deklaruar. Kanë qenë gjithmonë problematik me lëvizjet vertikale në portën e kundërshtarëve. Partizani sulmuesin e ka që është Hebaj, por nuk është mësuar të luajë me atë lojë. Hebaj kur është aktivizuar e ka justifikuar veten.

Mos harrojmë që është dhe Çinari. Ka luajtur 4 kampionate me Vllazninë. Asani ka qenë lojtari më i mirë i Partizanit.

Partizani që në 2014 ka qenë pjesëmarrës në Kupat e Europës, ka luftuar për titullin. Këtë vit u puqën shumë faktorë. Meritë ka presidenti, gjithashtu edhe Rama i dha një seriozitet dhe ekuilibër skuadrës. Trajneri stafi teknik, patjetër që kanë meritë. Qetësia ka qenë sepse Partizani ka komanduar. Rezultatet krijojnë qetësi.

Tjetër avantazh i shpalljes së Partizanit kampion është se skuadra 90% është ajo e vitit të kaluar. Skuadrat e tjera patën jashtëzakonisht ndryshime. Partizani ka pasur si gjithmonë edhe ngrohtësinë e sportdashësve, edhe në Tiranë, edhe jashtë kryeqytetit. Janë shumë shumë fajtor që bënë që Partizani të jetë kampion.

Related posts

MILAN-SPARTA PRAGUE/ Pas një asisti “MAGJIK” nga Bennacer, Dalot mposht portierin kundërshtar (VIFEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Porto eliminon me 10 lojtarë Juventus nga Champions League

Delo.autor

2 GOLA NË 2 MINUTA/ Lukaku dhe Gagliardini çojnë “San Siron” në peshë, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment