Breaking News Ekskluzive Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

LEGJEONARËT/ Yjet shqiptarë që shkëlqyen në fundjavë. Nga Sadiku tek Bakaj (VIDEO)

Në Bjellorusi, Elis Bakaj e ka mbyllur sezonin me një trofe. Edhe pse nuk ka qenë i pranishëm në finalen që Shakhtyor Soligorsk ka fituar 0-2 ndaj Vitebsk, mesfushori me tipare sulmuese, ka siguruar medaljen dhe trofeun me skuadrën bjelloruse duke triumfuar në Kupën e Bjellorusisë. Ky ishte trofeu i parë për 31-vjeçarit me fanellën e skuadrës bjelloruse, ndërkohë që Shakhtyor kishte 5 vite që nuk triumfonte në Kupë, ndaj ky sukses është pritur me shumë entuziazëm nga tifozët.

Por duket se kjo javë pati edhe lojtare të tjerë shqiptar që luajnë në botë të cilët kanë shënuar gola të bukur. Përmendim këtu Shkodra apo Qose. Alpesport.al ju sjell ato për ju.

Armando Sadiku

Armando Sadiku shënoi me skuadrën e tij të Luganos në Zvicër. Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën e fundit të kampionatit zviceran ndaj Grasshopersit. Ky është një lajm i mirë për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Edy Reja pasi “Bomberi” duket se po kalon një formë të shkëlqyer dhe do të jetë gati për dy ndeshjet e qershorit me fanellën kuqezi. Ky ishte goli i tretë në kampionat për 27-vjeçarin, i cili u transferua te skuadra bardhezi në merkaton e janarit.

Endri Çekiçi

Në vigjilje të grumbullimit të Shqipërisë për ndeshjet e qershorit me Islandën dhe Moldavinë, Endri Çekiçi vazhdon të shkëlqejë në Slloveni. Në javën e 35-të të kampionatit slloven, ai shënoi sërish në fitoren e Olimpija Ljubljanës me rezultatin 1-0 në shtëpi ndaj Mura. Çekiçi shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 59-të, ku pas një goditje të Kadric, topi u devijua, dhe më tej ishte pogradecari që e shtyu drejt rrjetës.

Kristi Qose

Mesfushori shqiptar i Ruzomberok në Sllovaki, Kristi Qose, shënoi në ndeshjen që ekipi i tij luajti në fushën e Zilinës, ku humbi me rezultatin 4-2.23-vjeçari barazoi shifrat përkohësisht në 1-1, teksa në minutën e 40-të shënoi me penallti, por me “panenka”, e dyta në fakt që realizon këtë mënyrë nga 11-metërshi. Ky ishte goli i 9-të për Qosen në Sllovaki, në 32 javë kampionat, një shifër e kënaqshme për një mesfushor, ndërkohë që konsiderohet një titullar fiks për ekipin. Tashmë, vlerat e tij pritet të shihen edhe në Kombëtaren e madhe, ku ai ka marrë ftesë nga trajneri Edi Reja për ndeshjet me Islandën dhe Moldavinë.

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi e ka mbyllur sezonin në Turqi në mënyrën më të mirë, duke shënuar dhe asistuar, ndonëse skuadra e tij u mposht 3-2 nga Trabzonspori. Fillimisht, Muriqi asistoi për Boldrin që realizoi për 1-0 në minutën e 16-të, para se miqtë të përmbysin gjithçka dhe të shënojnë tre gola të shpejtë. Në pjesën e dytë, Muriqi tregon se është në super formë, teksa shënoi për 2-3 në minutën e 65-të. Për Muriqin ky ishte goli i 17-të në kampionat dhe në Kupën e Turqisë, teksa ka asistuar edhe 9 herë për shokët e skuadrës.

Donjet Shkodra

Ish-lojtari i disa ekipeve në Superiore, Donjet Shkodra, ka shënuar ditën e sotme golin e parë në kampionatin e Kazakistanit, me fanellën e Shakhtar Karagandit. Në takimin e javës së 12-të, që ekipi i Shkodrës luajti në shtëpi ndaj Kairat Almatit, ai shënoi në minutën e 28-të golin e parë, që i çoi në avantazh të besuarit e tij. Nga rreth 25 metra, Shkodra lëshoi një të djathtë e cila përfundoi pas shpinës së portierit, duke e shtangur këtë të fundit.

Related posts

MOMENTE PANIKU/ Shpërthejnë flakët në stadiumin e Andorrës, në dyshim ndeshja me Anglinë

Delo.autor

DËSHIRON TË LUASH ME MESSIN APO CR7? Vinicius bën zgjedhjen befasuese

Delo.autor

Tite: Ja si i sfidoj lojtarët e mi. Brazili ka shumë për të arritur

Isa.Autor

Leave a Comment