Futboll Kategoria Superiore Sport

NJË NGA AFRIMET E MERKATOS SË VERËS/ Markovanbasten Çema: Nuk më tremb konkurrenca, por më…

Markovanbasten Çema është një nga afrimet e Kukësit në merkaton e verës. Sulmuesi shtatlartë la Dinamon, për të provuar një eksperiencë në Superiore. I riu e vlerëson këtë mundësi që i është dhënë dhe mendon se e ndihmon atë të tregojë cilësitë që ka.

“Të pasurit një eksperiencë në këtë ekip më bën të kërkoj më shumë nga vetja. Është një mundësi e mirë për të shfaqur aftësitë e mia. Superiorja është një kampionat që vë në provë potencialin tim, prandaj e shikon si një mundësi të mirë. Sigurisht nuk mund të lë pa përmendur Dinamon, ku u rrita si lojtar”, ëshët shprehur Çema për faqen zyrtare të Kukësit.

Më tej, i ngacmuar nëse e shikon Sindrit Gurin si një shembull, ai thotë: “Guri është një shembull i mirë për t’u ndjekur. Patjetër Kukësi është një trampolinë për të gjithë lojtarët e rinj që të shkojnë të luajnë jashtë”.

Vasil Shkurtaj është sulmuesi kryesor i Kukësit, por Çema nuk i trembet konkurrencës:  “Nuk më tremb konkurrenca, por më rrit si lojtar dhe më bën të jem këtu ku jam tani”. Gjithsesi ai e di shumë mirë që për të luajtur do të duhet edhe pak kohë.

“Unë mendoj se duhet koha e duhur që të jap kontributin tim, ndaj edhe kjo mund të ndikojë në aktivizimin tim në ndeshjet e Europa League. Për mua është një ëndërr dhe një kënaqësi e veçantë të luaj ndaj një ekipi si Debreceni”, përfundon Çema

Related posts

Wenger: Mkhitaryan është lojtar i kompletuar

Q.Autor

LEO MESIN NUK E MBAJNË NERVAT/ Godet arbitrin e ndeshjes me Alaveshin

Delo.autor

MILAN E KËRKONTE PREJ KOHËSH/ Futbollisti i Dortmund i “mbyll derën” kuqezinjve: Nuk largohem

Delo.autor

Leave a Comment