Bundesliga Futboll Sport

PSG-BAYERN MUNICH/ Legjenda Lahm: Ja pse bavarezët janë pak më favorit për finalen

Edhe pak orë na ndajnë nga finalja e Champions League mes PSg-së dhe Bayern Munich.

Philipp Lahm, legjendë e klubit gjerman, ka folur për atë që pret nga ndeshja e sotme, duke ia dhënë pjesën më të madhe të meritës trajnerit Hansi Flick.

“Nëse shikojmë në të kaluarën e Bayern Munich, kanë qenë Ottmar Hitzfeld ose Jupp Heynckes, dhe këta trajnerë kanë qenë gjithmonë një pikë force të skuadrës”, ka shpjeguar Lahm për ZDF.

“Ata nuk binin në sy, por e dinin si të punonin me skuadrën. Dhe është saktësisht në këtë mënyrë që Hansi Flick ka arritur të mbledhë forcat brenda klubit dhe ta kthejë grupin në një armë më shumë”.

“Ka parë se te kush mund të besojë plotësisht, kush është i rëndësishëm për skuadrën. Bayern Munich ka gjetur përsëri veten dhe për këtë arsye mendoj se është pak më favorit për finalen”.

Related posts

VIDEO QË PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Ja si përgjigjet Messi pasi pyetet për “hat trick”-un e 50

Delo.autor

James Rodriguez: Do të bëjmë pushime si fitimtarë, Bayerni është si Reali

Q.Autor

GJESTI I XHAKËS PAS ZËVENDËSIMIT/ Reagon Unai Emery: Mesfushori ishte gabim në atë që bëri, do të flasim me klubin…

Delo.autor

Leave a Comment