Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kukësi-Kastrioti, Vjen avantazhi i krutanëve falë Ymeraj

Kukësi luan në Kamëz ndeshjen e fundit këtë sezon në kampionat, duke pasur sytë nga finalja e së dielës ndaj Tiranës, ku përballë do të ketë Kastriotin e vendit të fundit që e sheh veten tashmë shumë pranë rënies. Verilindorët kërkojnë fitore për të mbajtur vendin e dytë, por nga ana tjetër fitorja është detyrim edhe për Kastriotin. Të besuarit e Devollit synojnë të marrin pikë të plota duke shpresuar në një gabim të Tiranës ndaj flamurtarit.

Sa i përket formacioneve, nga minuta e parë luan Maurise Gomis për shkak të një problemi që ka portieri Frashëri ndërkohë që në mbrojtje luajnë edhe mesfushorët Et’hemi e Musolli për shkak të problemeve të Maliqit e Cuculit së fundmi. Nga ana tjetër, Devolli nuk ka preferuar surpriza dhe në fushë ka hedhur formacionin më të mirë që ka në dispozicion.

MINUTË PAS MINUTE

28’ GOOOL Kastrioti, shënon Ymeraj.

22’ Kundërzbritje e shpejtë e Kukësit me Rexhinaldon i cili gjuan nga pak hapa larg katërkëndorit të Kastriotit, Çekrezi i mohon golin me një grushtim vendimtar.

21’ Roxher provon tashmë të shënojë me një goditje të fortë nga jashtë zonës, sfera përfundon në duart e Gomis.

19’ Dominim i plotë i Kastriotit që kërkon me çdo kusht të shënojë. Vetëm një ndërhyrje e Teqjes i heq mundësinë Roxher të gjuajë në portën e Kukësit nga një pozicion i favorshëm brenda zonës.

18’ Okebugvu provon me një gjuajtje të fortë nga e djathta, goditja është qendrore dhe kontrollohet nga Gomis.

14’ Tjetër mundësi e mirë për Kastriotin në krahun e djathtë me një top të kthyer drejt qendrës nga Roxher. Sfera kalon pasqyrën e portës pa u devijuar nga askush.

10’ Kastrioti mundohet në çdo mënyrë që të vërë në vështirësi prapavijën e Kukësit. Ymeraj gjen hapësirën për të gjuajtur pas një kontrolli të bukur me gjoks por Gomis e ndal me një ndërhyrje vendimtare. Gjithsesi aksioni ishte i pavlefshëm pasi lojtari gjendej në pozicion jashtë loje.

3’ Aksion i shkëlqyer i Kordeiro nga e majta, futet në zonë por në momentin e gjuajtjes ndërhyn Shehu I cili i heq topin nga këmbët.

1’ Fillon ndeshja në stadimin e Kamzës me shkallare thuajse të boshatisura.

Kukësi-Kastrioti 0-0

Kukësi: Gomis, Et’hemi, Musolli, Teqja, Rrumbullaku, Çyrbja, Dzaria, Joti, Kordero, Rexhinaldo, Shkurtaj.

Trajner: Ernest Gjoka

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Çela, Ndreca, Shehu, Ymeri, Okebugu, Bardhi, Roxher. T.Marku.
Trajner: Bledar Devolli

Related posts

PSG vazhdon serinë e fitoreve në Ligë 1, mposht edhe Nicën

Q.Autor

Dëbohet nga Chelsea berberi më i famshëm në Angli, arsyeja do t’ju habisë

Q.Autor

“EURO 2020″/ I mjaftojnë 2 minuta lojë, Poulsen ndëshkon Belgjikën pas një gabimi në mbrojtje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment