Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Flamurtari, Minuta të qeta në “Selman Stërmasi”

Tirana dhe Flamurtari luajnë mes tyre sfidën e javës së 36-të në Superiore, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Bardheblutë e Memës, në javën e fundit të kampionatit, gjenden dy pikë para Kastriotit, dhe luajnë për fitore, apo edhe për një barazim në këtë takim, për të siguruar mbijetesën.

Nga ana tjetër, vlonjatët e Dajës janë ende në garë për një vend në Kupat e Europës, dhe rezultati pozitiv në kryeqytet do i bënte që të mbanin vendin e tretë në renditje.

 

LIVE | Tirana-Flamurtari 0-0

 

KOMENTI LIVE

19’ Krosim nga goditja e dënimit në zonën e Tiranës. Pollozhani kërkon të kapë topin, por përplaset me Ilion Likën. Pëson një dëmtim portieri i bardhebluve, dhe ndalet për pak sekonda loja.

16’ Ngo i fuqishëm mes disa kundërshtarëve në mbrojtjen vlonjate, por Deliaj i ndërhyn dhe ia merr topin.

11’ Kërçiku hedh një krosim të gjatë në zonën e vlonjatëve, por Pollozhani spastron zonën.

6’ Imami nga mbrojtja jep një top për Hasanin, por shkodrani nuk e arrin dot. Gjithsesi, në ndjekje vihet Greca, por është Koliçi që del dhe e kontrollon.

5’ Hasani nis Grecën me një top të bukur, por nuk filtron në mbrojtjen vlonjate, dhe thyhet aksioni i bardhebluve.

3’ Ngo ka një rast të mirë, teksa futet brenda zone me topin në zotërim, por pasi e mban janë mbrojtësit e Flamurtarit që ia marrin.

1′ Nis ndeshja në “Selman Stërmasi”.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Lika, Kërçiku, Imami, Goxha, Hoxhallari, Cake, Hasani, Kobina, Doka, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema bandicam 2019-05-30 15-49-36-059

Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Kotobelli, Musta, Ymeraj, Rrapaj, Mustafa, Ribaj, Kale, Haruni. Trajner: Ilir Daja

bandicam 2019-05-30 15-50-22-133

PANORAMASPORT.AL

Related posts

ÇËSHTJA “PLESHTI”/ Messi ndodhet në udhëkryq për të ardhmen, legjenda angleze mirëpret “Jashtëtokësorin”

Delo.autor

Alaba alarmon Bayern Munich, kërkon sfidë të re

Q.Autor

Kontaktet me Neymar, Ronaldo ‘kërcënon’ me largim nga Reali (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment