Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Fundosen verilindorët, Pervan shënon të tretin

Kukësi dhe Skënderbeu luajnë një tjetër takim mes tyre, por këtë radhë në kuadër të Kategorisë Superiore. Kukësi ka fituar dy ndeshjet e fundit në Kupë ndaj korçarëve, ndërkohë që Skënderbeu synon të arrijë trenin e fundit për një vend në Europë.

Sa i përket formacioneve, Gjoka duhet të bëjë pa Shametin edhe këtë ndeshje, ndërkohë që mungojnë edhe Valdet Rama e Vasil Shkurtaj. Nga ana tjetër, Shehi ka bërë ndryshime ku vendin e Dajsinanit në portë e ka zënë Teqja ndërkohë që titullar e nis edhe Bruno Lulaj. /VipSport.al/

MINUTE PAS MINUTE

90’+1’ GOOOL Skënderbeu, shënon Pervan. Harkim nga e djathta e Gripshit, topi shkon në shtyllën e dytë ku Pervan me një goditje fluturimthi dërgon sferën në rrjetë.

88’ Një tjetër top në zonën e Kukësit nga e djathta e sulmit të Skënderbeut, Teqja del dhe grushton para Rexhinaldos duke fituar edhe faull.

85’ Dëmtohet edhe Muzaka e po ashtu si Krasniqi largohet nga fusha me barelë. Mara aktivizohet në vendin e tij.

83’ Rroca i aktivizuar në pjesën e dytë, largohet pa u mbyllur ndeshja, duke i lënë vendin Jotit.

82’ Një top i Musollit nga mesfusha përfundon te Limaj i harruar i vetëm në zone. Mesfushori provon me një goditje fluturimthi duke dërguar sferën mbi traversë.

81’ Et’Hemi bën gjithçka mirë në krahun e djathtë, gjen hapësirën për të goditur me të majtën por Teqja është vendimtar me devijimin e tij jashtë portës.

78’ Goditje e rëndë për Skënderbeun, pasi Krasniqi lë fushën e lojës me barelë për dëmtim. Shehi aktivizon Toskiç në vendin e tij.

76’ Çyrbja i lë vendin në fushën e lojës Xhemailit.

73’ Disa tentativa radhazi nga jashtë zonës për skuadrën e Kukësit, askush nuk arrin të shqetësojë Teqjen.

67’ Harkim nga e majta i Rrumbullakut, sfera largohet nga Teqja me një grushtim të lartë e më pas sfera largohet nga mbrojtja e SKënderbeut.

59’ Shehi vendos të largojë Bregun dhe hedh në fushë Pervan, për të freskuar sulmin e skuadrës së tij.

55’ Luhet vetëm në gjysmëfushën e Skënderbeut pasi Kukësi kërkon me çdo kusht të shënojë një gol të shpejtë për të rihapur ndeshjen.

50’ Harkim nga e djathta e sulmit kuksian në zonën e Skënderbeut, Rexhinaldo me kokë provon portën por sfera kalon pak më lart se kryqëzimi i shtyllave në krahun e majtë të Teqjes.

48’ Limaj përpiqet përsëri me një tentativë nga jashtë zonës, topi i devijuar nga Lulaj përfundon në duart e portierit Teqja.

46’ Ndryshim në fillimin e pjesës së dytë te kuksianët me Rrocën i cili zë vendin e Dzaria.

Related posts

“Bomba” e verës: Gundogan te super skuadra e Seria A

Sadik.Autor

SHKËLQEU ME ITALINË NË “EURO 2020″/ Bayern Munich gati të ofrojë për sulmuesin Chiesa shifrën prej…

Delo.autor

Cutrone: Ringritja e Milan? Meritat i shkojnë vetëm Gattusos

Q.Autor

Leave a Comment