Futboll Seria A Sport

PAS TRIUMFIT ME “POKER” NDAJ CAGLIARIT/ Sarri i thur elozhe ekipit: Ishim më të disiplinuar…

Juventusi ka mposhtur 4-0 Cagliari-n pasditen e së hënës dhe trajneri Maurizio Sarri ka mbetur tepër i kënaqur me dominimin e ekipit të tij.

Duke folur për Sky Sports, Sarri i ka thurur elozhe skuadrës për një paraqitje “precize”.

“Sot ishim më precizë dhe më të disiplinuar. Në ndeshjet e mëparshme kemi luajtur mirë, por kualiteti ynë shfaqej vetëm në momente. Megjithatë, sot ishte gjatë gjithë ndeshjes dhe për këtë jam i kënaqur.

Ramsey bëri një ndeshje të mirë, ai po luan rregullisht dhe po tregon talentin që zotëron. Ai bëri një ndeshje ekselence në prapavijë. Edhe Rabiot ishte gjithmonë në pozicionin e duhur dhe jam i lumtur për këtë.

Ronaldo është në formën më të mirë. Gjuri është shëruar kështu që edhe mendërisht është më i qetë.”

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Manchester City mund të luajë edhe pa portier, shikoni çfarë bën Fernandinho (VIDEO)

Delo.autor

DERBI TIRANA-PARTIZANI/ Ja kur shënonin për herë të fundit 2 futbollistë të huaj

Delo.autor

NAPOLI-MILAN/ Ndeshje e çmendur sonte, Zielinski barazon rezultatin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment