Po luhet në Gjirokastër sfida mes Luftëtarit dhe Partizanit e vlefshme për javën e fundit të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje me objektiva të përmbushura, teksa kryeqytetasit u shpallën kampion të Shqipërisë, ndërkohë që gjirokastritët arritën të siguronin mbijetesën.
Të dy trajnerët vijnë në këtë përballje me ndryshime të shumta në formacion. Trajneri Gega nuk do të ketë në dispozicion plot 11 lojtarë, teksa iu ka besuar futbollistëve të rinj, ndërkohë që edhe Mihajloviç vjen në këtë sfidë pa shumë titullarë.
LUFTËTARI-PARTIZANI 1-0
Hanti 10′
KOMENTI LIVE:
56′ Shpëton për mrekulli porta e Luftëtarit. Pas një harkimi nga e djathta e Çinarit, mbrojtësi Rexhepi ka goditur me kokë nga brenda zonës, por topi është përplasur në trupin e portierit Ruçi.
55′ Mesfushori Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në dëm të Lukas Kardozos.
54′ Zëvendësim i parë te Luftëtari, largohet nga fusha e lojë Çelaj, vendin e tij e zë Hyseni.
48′ Partizani në kërkim të golit të barazimit, Çinari provon me të majtën, por topi ndalet nga portieri Ruçi.
46′ Zëvendësim i dytë te Partizani, trajneri Gega hedh në fushë Alesia Kolonjën, largohet i riu Dushaj.


