Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Partizani-Kukësi, shtylla i mohon golin Melos. Tifozët e “Demave” dhurojn spektakël

Partizani dhe Kukësi luajnë mes tyre ndeshjen e javës së 35-të në Kategorinë Superiore. “Demat”, tashmë vijnë me petkun e kampionit, përballë kundërshtarit më të fortë që patën këtë sezon për titullin kampion, Kukësit.

bandicam 2019-05-26 16-30-34-366

Nga ana tjetër, verilindorët kërkojnë të mbajnë vendin e dytë në Superiore, dhe trajneri Gjoka ka hedhur në fushë më të mirët, ndërkohë që po këtë gjë ka bërë edhe Gega. Në kampin e kuq, ky takim është më shumë një festë, pasi është parashikuar dhënie e trofeut të kampionit pas ndeshjes, si dhe shumë legjende nga klubi i kuq, janë ftuar në tribunë për të ndjekur nga afër ekipin në këtë ditë të veçantë.

bandicam 2019-05-26 16-33-37-878

LIVE | PARTIZANI – KUKËSI 0-1

Rexhinaldo 46′

KOMENTI LIVE: 

60′ Tifozët e Partizanit dhurojnë spektakël me tymuese të kuq. Ndërkohë nuk mungojnë as surprizat nga ajër, teksa një parashutë patrullon mbi “Selman Stërmasi”.

59′ Pranë golit të dytë Kukësi me Melon. Gjuajta e brazilianit ndalet nga shtylla e majtë pingule.

58′ Limaj provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

50′ Pranë golit të dytë Kukësi me Shkurtajn, por gjuajtja e sulmuesit ndalet nga portieri Hoxha.

46′ GOOOOL KUKËSI 0-1/ Supergol me kokë, Rexhinaldo kalon në avantazh skuadrën e Gjokës. Pas një harkimi nga e djathta, sulmuesi i gjendur i vetëm brenda zonës, ka goditur bukur me kokë, duke e dërguar topin në trekëndëshin e Hoxhës. 

Related posts

“POKER” KASHIMËS/ River Plate medalje bronzi nga Botërori i Klubeve (VIDEO)

Isa.Autor

NDRYSHIMI I PAPRITUR/ Tottenham merr lajmin e mirë para gjysmëfinales me Ajax

Delo.autor

THYEN “PLESHTIN” DHE RONALDON/ Ja rekordi që vendos sulmuesi Haaland në Champions League…

Delo.autor

Leave a Comment