Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Partizani-Tirana, Çinari kalon në avantazh “Demat” në derbi

Partizani dhe Tirana luajnë mes tyre derbin e madh të kryeqytetit, për llogari të javës së 33-të në Kategorinë Superiore.

bandicam 2019-05-12 16-28-12-757

Një derbi ekstremesh, ku ekipi i Gegës me një fitore do të siguronte matematikisht titullin kampion, ndërsa Tirana është në hall për pikë, teksa ende nuk ka mbyllur llogaritë e mbijetesës me Kastriotin dhe Luftëtarin.

“Demat e kuq” kanë shumë mungesa për këtë takim të sotëm, ndërsa nga ana tjetër me ndryshime në formacionin titullar vjen edhe Mema.

 

LIVE | Partizani-Tirana 2-1

GOL: Çinari 30′, 73′ / Greca 41′

 

KOMENTI LIVE

75’ Zëvendësimi i parë i Gegës. Hila i lë vendin Kristi Kotes.

73’ GOOOOOOL PARTIZANI 2-1/ Dyfishon Partizani, shënon sërish Çinari për të kuqtë.Trashi hedh një asist të gjatë nga e majta në qendër për Çinarin, i harruar nga mbrojtja e Tiranës, dhe mposht Abibin.

68’ Krosim nga goditja e dënimit në zonën e Partizanit, Turtulli godet me kokë, por Hoxha bën detyrën.

67’ Ndërrimi i parë në radhët e Tiranës. Largohet Hasani, në fushë Sentamu.

64’ Faull ndaj Malës në një zonë të rrezikshme pranë portës së Abibit.

58’ Karton i verdhë për Ibrahimin, teksa Greca i rrëmbeu një top, dhe e ndali me faull.

53’ Tentativë e Kobina nga jashtë zone me të majtën, por gjuajtja e lehtë dhe jashtë kuadratit.

52’ Goditje këndi për Partizanin. Harkon Duka, por largon me kokë Turtulli.

49’ Çinari godet me top në mushkëri Mavejen, dhe loja ndalet për disa sekonda teksa stafi mjekësor i vjen në ndihmë lojtarit të Tiranës.

47’ Ndërhyrje e Ibrahimit ndaj Hoxhallarit, faull në sulm për Tiranën.

46’ Nis pjesa e dytë. Skuadrat në fushë ashtu siç e mbyllën pjesën e parë.

Mbyllet pjesa e parë. Partizani-Tirana 1-1

Related posts

KLUBI LEGJENDAR RREZIKON ZHDUKJEN/ Zidane: Shpresoj që situata të ndryshojë, kanë…

Delo.autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS LEAGUE/ Juventusi kontakton trajnerin e njohur…

Delo.autor

Messi shpjegon dominimin e Realit në Champions

Sadik.Autor

Leave a Comment