Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Flamurtari, 45 minuta të “vdekura” në kryeqytet

Tirana dhe Flamurtari luajnë mes tyre sfidën e javës së 36-të në Superiore, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Bardheblutë e Memës, në javën e fundit të kampionatit, gjenden dy pikë para Kastriotit, dhe luajnë për fitore, apo edhe për një barazim në këtë takim, për të siguruar mbijetesën.

Nga ana tjetër, vlonjatët e Dajës janë ende në garë për një vend në Kupat e Europës, dhe rezultati pozitiv në kryeqytet do i bënte që të mbanin vendin e tretë në renditje.

LIVE | Tirana-Flamurtari 0-0

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e parë. Tirana-Flamurtari 0-0

48’ Dëmtohet edhe Kobina tek Tirana. Mema fut në vendin e tij, të riun Jurgen Çelhaka.

46’ Karton i verdhë për Kërçikun, për një tërheqje ndaj Mustës në krahun e djathtë.

45′ 2 minuta shtesë.

43’ Kërçiku nga hyrja e zonës, provon me një të djathtë pak të ngritur nga toka, por përfundon jashtë portës.

40’ Hoxhallari i vetëm në krahun e majtë, hedh një top të gjatë në zonën e vlonjatëve. Është Doka që provon me kokë, por goditja shumë e lehtë dhe kontrollon Koliçi.

38’ Daja kryen ndërrimin e parë, pasi Mustafa nuk ia del i dëmtuar. Në vjen e tij, Kreshpa.

36’ Imami kthen një top prapa te Lika, por portieri bardheblu gjendet në vështirësi, dhe për pak sa nuk iu marrin. Por, në fund e çon në rivënie anësore.

31’ Ngo jep një top të bukur për Hasanin, dhe ky i fundit e fut në zonë, por Musta largon me kokë rrezikun.

29’ Top i gjatë për Ribajn në zonën e Tiranës, vlonjati e prek lehtë me kokë, por Lika e kontrollon pa probleme.

28’ Kartoni i parë në këtë ndeshje. Ndëshkohet Haruni për një faull ndaj Kobina në mesfushë.

25’ Minuta të qeta në kryeqytet. Loja e përqendruar më shumë në mesin e fushës.

19’ Krosim nga goditja e dënimit në zonën e Tiranës. Pollozhani kërkon të kapë topin, por përplaset me Ilion Likën. Pëson një dëmtim portieri i bardhebluve, dhe ndalet për pak sekonda loja.

16’ Ngo i fuqishëm mes disa kundërshtarëve në mbrojtjen vlonjate, por Deliaj i ndërhyn dhe ia merr topin.

11’ Kërçiku hedh një krosim të gjatë në zonën e vlonjatëve, por Pollozhani spastron zonën.

6’ Imami nga mbrojtja jep një top për Hasanin, por shkodrani nuk e arrin dot. Gjithsesi, në ndjekje vihet Greca, por është Koliçi që del dhe e kontrollon.

5’ Hasani nis Grecën me një top të bukur, por nuk filtron në mbrojtjen vlonjate, dhe thyhet aksioni i bardhebluve.

3’ Ngo ka një rast të mirë, teksa futet brenda zone me topin në zotërim, por pasi e mban janë mbrojtësit e Flamurtarit që ia marrin.

1′ Nis ndeshja në “Selman Stërmasi”.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Lika, Kërçiku, Imami, Goxha, Hoxhallari, Cake, Hasani, Kobina, Doka, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema bandicam 2019-05-30 15-49-36-059

Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Kotobelli, Musta, Ymeraj, Rrapaj, Mustafa, Ribaj, Kale, Haruni. Trajner: Ilir Daja

bandicam 2019-05-30 15-50-22-133

Related posts

Pikante nga Kukësi-Dinamo/ Saliaj “show” me arbitrin: Je tifoz kuksian, na mbyte!

Q.Autor

DO VAZHDOJË TË QËNDROJË NË STOL/ Klubi i Arabisë Saudite i rrit rrogën Besnik Hasit, ja shifra e “çmendur”

Delo.autor

NGA EFEKTI DOMINO TEK PIKËT E HUMBURA/ Inter i madh me të mëdhatë, tjetër hap cilësor nga Conte

Delo.autor

Leave a Comment