Futboll La Liga Sport

PRAPASKENA E BUJSHME/ “Pleshti” dhe Suarez nuk kanë folur në pjesën e parë ndaj Bilbaos

Luis Suarez ka zbuluar se nuk ka folur me Lionel Messi-n gjatë pjesës së parë të barazimit pa gola të Barcelona-s ndaj Atheltic Bilbao-s.

Barcelona bëri një paraqitje të dobët ndaj baskëve në San Mames teksa kanë barazuar për të dytën ndeshje radhazi.

Duke folur pas ndeshjes, Suarez ka pranuar se komunikimi mes tij dhe shokëve të ekipit duhet të përmirësohet.

“Në pjesën e parë kishte mungesë komunikimi. Kjo është diçka që duhet të korrigjohet. Ne humbnim topin dhe nuk flisnim.”

Barcelona ishte pa Arthur në mesin e fushës, teksa pezullimi i Jordi Alba-s detyroi Valverde-n të aktivizonte Semedo-n në të majtë.

Me rezultatin 2-2 ndaj Valencia-s një javë më parë dhe barazimit pa gola të dielën, kampionët tashmë janë vetëm gjashtë pikë mbi Real Madrid.

Related posts

SEZON DRAMATIK/ Partizani shpallet kampion i Shqipërisë, “demat e kuq” fitojnë trofeun e 17 në histori

F.autor

KËRKON ME ÇDO KUSHT FITOREN/ Formacionet zyrtare të Real përballë Valencias (FOTO)

Isa.Autor

RUSI 2018/ Southgate: S’na ndalon kush ta ëndërrojmë Kupën e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment