Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Kastrioti, 2 raste të pastra. Ngo nuk di të shënojë për “bardheblutë”

Tirana dhe Kastrioti luajnë ndoshta sfidën më të rëndësishme të sezonit për të dyja skuadrat, në javën e 34-t të Superiores.

bandicam 2019-05-18 16-34-49-472

Në një “Selman Stërmasi” pa tifozë, bardheblutë e Memës gjenden dy pikë para Kastriotit, dhe një fitore do i shtynte shumë përpara në sigurimin e mbijetesës. Nga ana tjetër, ekipi i Devollit kërkon vetëm fitoren për të pasur më pas vetë në dorë qëndrimin në elitë.

Duke parë rëndësinë e këtij takimi, FSHF ka caktuar gjyqtarë të huaj, për të shmangur në këtë mënyrë polemikat. Mësohet se kjo përballje i është besuar një treshe nga Maqedonia e Veriut, me kryesor Dimitar Meçkarovski.

 

LIVE | Tirana-Kastrioti 0-0

 

KOMENTI LIVE

75’ Lëviz edhe Mema, kryen ndërrimin e dytë. Kërçiku i lë vendin Sentamut.

73’ Largohet Henri nga fusha e lojës. Devolli hedh në fushë Herald Markun. Del edhe Taulant Marku, në vendin e tij Jurgen Vatnikaj.

70’ Vetëm pak sekonda, dhe Ngo ka sërish rast me kokë, por i vetëm në zonë dhe nuk shënon.

69’ Rast flagrant për Tiranën. Greca kroson nga e majta, dhe Ngo godet me kokë, por topi devijohet dhe shumë pranë kuadratit.

68’ Në avantazhin e aksionit që arbitri la, edhe pas faullit ndaj Ngo, topi shkoi te Greca, që u fut brenda zone, por goditja e tij ishte shumë jashtë kuadratit.

67’ Ndëshkohet me karton të verdhë Çela, për një faull ndaj Ngos.

66’ Provon Bardhi tani drejt portës së Likës, por grushton gardiani i bardhebluve.

62’ Hoxhallari godet direkt në portë, pas një goditje dënimi në një pozicion me rreze në ngushtë nga e djathta, por Çekrezi grushton.

58’ Krosim nga goditja e këndit, Turtulli godet me kokë, por për kryesorin maqedonas nuk ka asgjë.

56’ Rast për Kastriotin tani. Ymeraj kërkon të shënojë, teksa me një top kalon Likën, por është Kërçiku që ndal topin teksa shkonte drejt portës. Në vazhdimin e aksionit, është Lika që ndal krutanët.

53’ Husein shpëton Kastriotin. Ngo lëviz bukur në të djathtë, dhe hedh topin në qendër për Hasanin, por është Husein që vetëm pak mbi vijë, ndalon shkodranin nga goli.

52’ Henri provon një pasim në zonën e Tiranës, por pa adresë dhe topi shkon në duart e Likës.

50’ Harkim i lartë i Hoxhallarit drejt zonës së Çekrezit, por Turtulli bën faull tek portieri i Kastriotit.

46’ Nis pjesa e dytë. Menjëherë një goditje këndi për bardheblutë.

Related posts

BEFASON PSG/ Klubi francez mohon INTERESIMIN për yllin e TOTTENHAM

Isa.Autor

Inter nuk ka para, Reali gati t’i rrëmbejë një yll

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Benzema i dhuron fitoren Real Madrid me dopietë dhe kualifikimin. Zidane shpëton stolin

Delo.autor

Leave a Comment