Bundesliga Futboll Sport

MES SHUMË EMOCIONESH DHE LOTËSH/ “Allianz Arena” i jep lamtumirën 3 yjeve të Bayern (FOTO)

Bajerni i Mynihut është shpallur për herën e 7-të radhazi kampion në Gjermani.

Skuadra bavareze gjatë merkatos së verës do të pësojë shumë ndryshime, ndërsa Ribery, Robben dhe Rafinha kanë konfirmuar largimin nga rekordmenët e Gjermanisë.

Mes shumë emocionesh dhe lotësh, treshja e lojtarëve kanë zhvilluar ndeshjen e fundit me fanellën e Bajernit, ndërsa “Allianz Arena” i ka rezervuar një përshëndetje “magjike” nga shkallët e stadiumit.

Pas kësaj fitore, Bajerni që udhëhiqet nga Niko Kovac shpallet kampion në Gjermani duke siguruar 78 pikë, 2 më shumë se Dortmundi i vendit të dytë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Xhemaili tregon nga Kina: E mundën COVID-19 me represion, kjo të shërbejë edhe për Europën

Delo.autor

NUK PËRMBUSH PRITSHMËRITË/ Shpërthen Nainggolan: Do ta braktis përgjithmonë botën e futbollit,

Isa.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Apolonia në “Selman Stërmasi”. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment