Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Teuta-Partizani, Mbyllet pjesa e parë. Shkëmbi i falet golit të Prognit

Po luhet në “Niko Dovana” të Durrësit sfida mes Teutës dhe kampionëve të Partizanit. Një përballje vendimtare për skuadrën e Bledi Shkëmbit, e cila ka si objektiv Europën. Ndërkohë në krahun tjetër, të kuqtë e Gegës vijnë në këtë sfidë të relaksuar, pas sigurimit të titullit kampion.

partizani teutaa

Në takimin e sotëm, tekniku i skuadrës kryeqytetas iu ka dhënë mundësinë lojtarëve të stolit për të treguar veten, teksa spikasin emra si Xhika, Ferrati, Jaiteh, Koto dhe Kardozo.

Ndërkohë trajneri Shkëmbi nuk do të ketë në dispozicion 2 mbrojtësit Osmani dhe Bicaj, teksa është preferuar nga minuta e parë Shkalla-Frashëri-Hakaj dhe Arapi.

TEUTA-PARTIZANI 1-0

Progni 35′

KOMENTI LIVE: 

40′ Fantastik Isli Hidi që i mohon golin e barazimit ganezit Mensah, i cili doli i vetëm me portierin, teksa u ndal nga ky i fundit.

35′ GOOOOL TEUTA 1-0/ Zhbllokohet sfida, durrsakët kalojnë në avantazh. Progni ndëshkon ish-skuadrën. Pas një krosimi nga e djathta e Frashërit, tropojani godet saktë me kokë duke e dërguar topin në rrjetë. 

31′ Kallaku rrëzohet brenda zonës dhe kërkon 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Ferhati.

29′ Dilaver Duka vë në provë Hidin me një gjuajtje nga e majta, ndal mjaft mirë gardiani i skuadrës durrsake.

24′ Tjetër mundësi shënimi për Teutën me anë të Bushiç, gjuajtja e sulmuesit me kokë brenda zonës, shkon jashtë kuadratit.

14′ E pabesueshme çfarë humbet Mensah. Dilvar Duka dhuron spektakël nga e majta dhe jep një asist fantastik për Mensah brenda zonës, por ky i fundit ka goditur në mënyrë të gabuar, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

11′ Pranë golit Teuta. Pas një harkimi nga majta e Hakajt, për Gashin, ndërhyn mjaft bukur Kalari, i cili largon topin shumë pranë vijë fatale.

8′ Kundërzbritje e shpejtë e Partizanit, pas topit të rikuperuar nga Duka. Provon Kalari me një gjuajtje të rrezikshme, por topi shkon jashtë kuadratit.

2′ Pranë golit Partizani me Roni Gashin. Pas një harkimi të Prognit, mesfushori godet me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë kuadratit.

1′ Ka startuar takimi

Related posts

RACIZMI NDAJ JUAN JESUS/ Lojtari i Interit nuk grumbullohet nga kombëtarja

F.autor

DITA E DERBIT/ Tifozët e TIRANËS sjellin super atmosferën para nisjes së ndeshjes (FOTO)

F.autor

Man City dëshiron Hazardin, Chelsea i kërkon Agueron në marrëveshje

Q.Autor

Leave a Comment