Champions League Futboll Sport

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Messi sulmohet në aeroport nga një grup tifozësh

Eliminimi i Barcelonës nga Champions League në mënyrë të turpshme për të dytin vit radhazi nuk është përtypur aspak mirë nga tifozët blaugrana të cilët këtë herë madje e kanë tepëruar pasi kanë sulmuar atë që konsiderohet edhe si futbollisti simbol dhe më i miri i të gjitha kohërave te Barcelona. Në momentin që skuadra është kthyer nga Liverpooli dhe ka zbritur në aeroport ka ndodhur një ngjarje vërtetë e shëmtuar pasi një grup tifozësh të irrituar kanë sulmuar Lionel Messin.

Ishte Pepe Costa, një pjesëtar i stafit të Barçës, i cili e largoi argjentinasin, duke evituar një incident që mund të kishte përmasa akoma më të mëdha. Një gjë është e sigurt, në kampin blaugrana gjërat nuk janë aspak mirë…

Related posts

CHAMPIONS/ Dybala i “dhuron” fitoren Juventus dhe siguron vendin e parë në grup

Delo.autor

ZYRTARE/ Ndryshim i ri në Premier League, skuadrat favorizohen nga vendimi i fundit

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Zhgënjeu të Shkupi, ja ku është transferuar së fundmi Rexhinaldo…

Delo.autor

Leave a Comment