Futboll Kupa e Shqipërisë Ndeshjet Live

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi, Frashëri bën pritje heroike. Rexhinaldo kërcënon sërish

Skënderbeu dhe Kukësi kërkojnë të shkojnë në finalen e Kupës ditën e sotme në Korçë. Verilindorët kanë fituar takimin e parë me rezultatin 2-1 dhe Gjoka është shprehur se kërkon të fitojë edhe në Korçë.

bandicam 2019-05-08 17-03-14-335

Nga ana tjëtër vendasit dua të fitojnë Kupën si rrugën më të shkurtër për në Europë. Një rezultat i hapur ku mund të ndodh gjithçka. Trajnerët kanë bërë pulbike dhe formacionet zyrtare ku bie n sy se Kukësi ka aktivizuar 2 sulmues, por edhe Skënderbeu që kërkon të përmbys rezultatin.
Ndërkohë në nxehmje ka ndodhur “vështirësia” për Skënderbeu. Muzaka është dëmtuar në nxehmje dhe ka përfunduar në tribunë. Në vendin e tij do të jetë Taipi. Ndërkohë Dita është spostuar si mbrojtës i djathtë.

 

LIVE | Skënderbeu-Kukësi 0-1 (1-2)

GOL: / Rexhionaldo 19′

 

KOMENTI LIVE

32’ Karton i verdhë për Sibo, i pari në radhët e korçarëve.

29’ Rexhinaldo nga krahu tjetër provon me kokë, por Dajsinani grushton.

28’ Bregu ka një rast të artë, pasi Krasniqi e nxjerr vetëm me Frashërin, por goditja e shtatshkurtrit të korçarëve ndalet në shtyllë, pasi portieri i Kukësit bën një devijim fantastik

23’ Karton i verdhë për Rrumbullakun, pas një ndërhyrje te këmbët e Gripshit.

19’ GOOOOOOL KUKËSI 0-1/ Zhbllokohen shfirat në Korçë. Rexhinaldo shënon për ekipin e Gjokës, pas krosimit të Rrumbullakut.

15’ Oto Xhon edhe pse mundohet të vazhdojë, nuk ia del nga dëmtimi. Zëvendësimi i parë te Skënderbeu, në fushë Pervan.

15’ Karton i verdhë për Rexhinaldon, teksa i ikën topi, dhe i bën faull nga mbrapa Krasniqit.

12’ Niset Rexhinaldo në një moment që i ikën dy qendrave të mbrojtjes. Rrëzohet pas një kontakti, me Pëllumbin, por asgjë për kryesorin Xhaja.

10’ Kërcënon sërish Skënderbeu. Bregu asiston për Sibon në hyrje të zonës, ky i fundit godet por jashtë kuadratit topi.

8’ Ndalet për disa sekonda loja, pasi ndjen probleme në këmbë Oto Xhon. Merr ndihmën e stafit mjekësor.

7’ Provon Dejvi Bregu me të djathtën nga jashtë zone, por goditja e vakët dhe Frashëri kontrollon pa probleme.

5’ Cuculi mban me duar Oto Xhon, dhe nuk e lë të niset në kundërsulm. Kryesori Juxhin Xhaja e thërret për ta këshilluar.

3′ Nga krosimi i Bregut, godet Pëllumbi me kokë, por jashtë kuadratit.

3′ Goditja e parë nga këndi, për vendasit.

1′ Nis takimi në Korçë.

Related posts

Holandë-Peru/ Koeman mund t’i bëjë një “dhuratë” Spallettit (DETAJE)

Isa.Autor

BËN “PAQE” PAS GJESTIT TË KRIJUAR NË “SAN SIRO”/ Mbrojtësi i Lazios: Mjaft me polemika, do të… (FOTO)

Delo.autor

Messi: Do të luftojmë si të barabartë me çdo ekip në Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment