Futboll Seria A Sport

“LUFTA” NË MILAN/ Gattuso sqarohet me Bakayokon: Nuk mbaj mëri pas…

Gennaro Gattuso ka dalë sot në konferencë për shtyp duke folur rreth ndeshjes Fiorentina-Milan, por edhe luftës për Champions, skuadrën dhe rastin “Bakayoko”.

Duke folur për ndeshjen e radhës, Gennaro Gattuso komentoi edhe momentin me Tiemoue Bakayokon.

Në minutën e 27-të, Lucas Biglia u dëmtua dhe Gattuso tha se deshi ta fusë në lojë mesfushorin francez, por ai u vonua me përgatitje dhe legjenda e Milanit u irritua, duke e inkuadruar në lojë Jose Maurin.

Më pas, ata u panë duke diskutuar me njëri-tjetrin, dhe Gattuso i irrituar, kishte thënë: “Me të do të sqarohem në dhomën e zhveshjes, në gjuhën time, diçka që nuk e bëj dot në televizion”.

Tani duket se gjithçka është mbyllur: “Nuk mbaj mëri! U sqaruam dhe kaq. Këtë javë është folur më shumë për çështjen Bakayoko se sa për fitoren ndaj Bolognas. Djemtë janë stërvitur ashtu si duhet, ndaj Fiorentinës është e vështirë. Nuk kam asgjë për t’i dhënë Montellës”, tha Gattuso.

Related posts

IU VETËOFRUA FRANCEZËVE/ Marseille refuzon huazimin e LLORENTE

Sadik.Autor

TIRANA-PARTIZANI/ Kapitullon skuadra e Sormanit, Ernest Muçi “hipotekon” fitoren (VIDEO)

Delo.autor

Ylli argjentinas: Më pëlqejnë Serie A dhe La Liga

Q.Autor

Leave a Comment