Futboll Sport

VAZHDOJNË KRITIKAT PËR FORMËN E DOBËT NË “COPA AMERICA”/ Klubi britanik tallet keq me dështimin e “Pleshtit” (FOTO)

Newcastle United është tallur keq me Lionel Messin, pas barazimit të Argjentinës 1-1 ndaj Paraguait në Kupën e Amerikës.

Klubi i njohur britanik ka bërë ironi me “yllin” argjentinas të cilin e ka quajtur thjesht një futbollist. Lionel Messi vazhdon të kritikohet shumë për formën e dobët që po kalon me fanellën e Argjentinës.

“Një gjeni futbolli dhe Lionel Messi”, është përshkrimi i fotos ku nuk kursehet elozhet për Miguel Almiron (mesfushorin që aktivizohet me Newcastle United)

Gjatë merkatos së janarit, Almiron iu bashkua Newcastle Unitedit për një shumë rekorde për klubin, 22 milionë sterlina.

Lionel Messi shënoi golin e vetëm për t’i dhuruar pikën e parë Argjentinës në Kupën e Amerikës.

Related posts

Finalja e mbijetesës, lajme të mira para ndeshjes Teuta-Kamza

Sadik.Autor

FITUAN NDAJ PORTUGALISË/ Lojtarët serbë festojnë me simbole politike nacionaliste. A do dënohen nga UEFA?

Delo.autor

SERIE A/ Napoli zhgënjen ndaj Sassuolos, Roma merr fitore me Fiorentinën

Delo.autor

Leave a Comment