Futboll Premier League Sport

MBROJTËSI I CHELSEAT BËHET QESHARAK/ Morata ngatërron postimin e ish-shokut të skuadrës në “Instagram” (FOTO)

Geri Kehill, mbrojtësi i Çelsit, ditën e djeshme është vënë në qendër të vëmendjes, pasi i ka thënë lamtumirën skuadrës londineze në fund të sezonit.

Madje, anglezi ka thënë dhe disa të vërteta për Sarrin, të cilat janë komentuar jo pak nga mediat e vendit të tij.

Ai e postoi në “Instagram” lamtumirën e tij, i cili u shpërnda dhe mori mjaft komente. Një prej këtyre komenteve ishte dhe i Moratës, i cili mendoi se ish-shoku i tij i skuadrës, do të hiqte dorë nga futbolli.

Marko Alonso, e ka lajmëruar sulmuesin spanjoll, që Kehill nuk po e lë futbollin, por thjesht ikën nga Çelsi.

Ky koment ka shkaktuar jo pak të qeshura në rrjet dhe është shpërndarë nga mediat angleze.

morata

Related posts

PAS MEDALJEVE VJEN TRAJNIMI/ Unioni Europian i Xhudos me elozhe për ish-kampionen kosovare

Delo.autor

SITUATË E ÇUDITSHME TEK PARTIZANI/ Drejtuesit e klubit marrin vendimin. Më shumë se 10 futbollistë janë…

Delo.autor

Premier League ul siparin, Manchester City synon rekordin e 100 pikëve

Sadik.Autor

Leave a Comment