Futboll Sport

MESSI-ARGJENTINA NJË BINOM QË KRIJON DEBAT/ “Tradhtohet” nga trajneri: Prezenca e tij është tronditëse…

Messi dhe Argjentina, një binom që vazhdon të krijojë debat. Diferenca mes performancës së “Pleshtit” te Barcelona dhe asaj te përfaqësuesja është gjithmonë jë peshë e stërmadhe për Lionel Messi.

Sulmuesi argjentinas ka marrë shpesh herë kritika të rënda për faktin që nuk arrin dot të jetë vendimtar në kombëtare, sikurse ia del me klubin.

Gjithmonë në krah dhe mbrojtje të numrit 10, trajneri i kombëtares së Argjentinës, këtë herë, ka theksuar një aspekt që shkon kundër “alienit”.

“Prezenca e Messit në fushë me Argjentinën mund të jetë tronditëse për ata futbollistë të rinj”, deklaroi Scaloni në një intervistë të dhënë për “TNT Sports”.

Gjithsesi në vijim tekniku argjentinas preferoi të marrë anën e yllit të kombëtares dhe Barcelonës: “Është paradoks të flasësh për Messin në kombëtare. I kërkohet të japë pa fund, por në ndeshjet e luajtura me përfaqësuesen, rrallë herë mundet të mos ketë qenë në lartësinë e duhur”.

“Ajo që mund tu kërkojmë futbollistëve të kombëtares është që të bëjnë atë që realizojnë me klubet e tyre dhe të përfitojnë nga prezenca e Messit në fushë”, përfundoi Scaloni.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Afron marrëveshja e Juventus me yllin Dybala, ja data dhe shifrat…

Delo.autor

Edhe Benzema në Serinë A

Sadik.Autor

LECCE-LAZIO/ Inekzistente në mbrojtje, vendasit mposhtin Strakoshën dhe rihapin sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment