Futboll Sport

LAJM I MADH NGA BRAZILI/ Gjykata i bllokon pasaportën Ronaldinhos, ja shkaku i rëndë

Një gjykatë në Brazil ka vendosur që ta mbrojë vendimin për konfiskimin e pasaportave të ish-fituesit të Kupës së Botës, Ronaldinhos, por dhe vëllait të tij, Assis Moreiras.

Trupi gjykues në Gjykatën Supreme të Drejtësisë në Brazil vendosi që ish-ylli i Barcelonës nuk do të ketë të drejtë të udhëtojë për shkak të problemeve ligjore që ka.

Ronaldinho ende ka të drejtë ta apelojë këtë vendim. Pasaporta e tij u konfiskua në nëntor, për shkak se nuk i kishte paguar 2.1 milionë dollarë për shpenzimet e këtij procesi gjyqësor.

Procesi gjyqësor lidhet me ndërtimin kundërligjor të një platforme për peshkim dhe vendi pune në brigjet Guaiba në vendlindjen e tij, Porto Alegre, në vitin 2015.

Ronaldinho nuk kishte licencë mjedisore për të ndërtuar në atë regjion.

Related posts

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Kastrioti do të ruajë epitetin, “mace e zezë” për kurbinasit

Delo.autor

RONALDO NUK SHËNON, POR THYEN REKORD/ Ja statistika e veçantë e arritur nga ylli portugez

Delo.autor

Robert Lewandowski i vendosur për klubin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment