Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJA ME KASTRIOTIN/ Kërkohet me çdo kusht trepikëshi, ja dy titullarët që mungojnë për Shkëmbin

Teuta është gati për transfertën me Kastriotin. Nën drejtimin e Bledi Shkëmbit, skuadra u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve dje, me një seancë të zhvilluar gjatë pasdites. Stafi teknik është shfaqur si gjithnjë kërkues, ndërsa ndjeshëm u ndal te taktika. Përgatitjet u kryen në stadiumin “Niko Dovana”, aty ky porositë ishin të mëdha.

Kërkohet me çdo kusht trepikëshi, pasi vetëm kështu mund të ruhet vendi i tretë në renditje dhe realizuar i vetmi objektiv që u ka mbetur. Sikundër edhe dihet, durrsakët do të udhëtojnë me dy mungesa në Fushë-Krujë, teksa Lancient Sidibe dhe Ditmar Bicaj janë të padisponueshëm. I pari është i skualifikuar prej të verdhëve, ndërsa i dyti nuk është rikuperuar ende. Pjesa tjetër është në formë, duke përfshirë edhe Osmanin me Traoren që janë riaftësuar.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ REALI “shuan” ëndrrat e INTERIT me një FOTO-MESAZH

Isa.Autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Mina larg Barcelonës, e duan shumë skuadra angleze

Isa.Autor

LOJTARI I SHPRESAVE NIS AVENTURË TË RE/ Sasuolo huazon sulmuesin shqiptar te klubi italian…

Delo.autor

Leave a Comment