Futboll Kategoria Superiore Sport

“FINALJA” E MBIJETESËS LAÇI-TIRANA/ Ja arbitri i FIFA-s që do të gjykojë këtë ndeshje

Laçi-Tirana do të luhet me gjyqtarë shqiptarë. Gjasat janë që këtë takim ta drejtojë një treshe e FIFA-s e drejtuar prej Enea Jorgjit. Duket se federata ka besim te vendësit dhe do të bëjë këtë lëvizje. Ekziston edhe mundësia që FSHF të caktojë për gjyqtarë jo shqiptarë, ashtu siç solli nga Maqedonia e Veriut për sfidën mes Kastriotit dhe Tiranës javën e shkuar.

enea jorgji

Nëse do të jenë të huaj, ata mund të jenë ose maltezë, ose luksemburgas. Edhe tri javë më parë, për gjyqtarët luksemburgas u tha se do të gjykonin në Vlorë, por më pas ndryshuan drejtim dhe arbitruan sfidën në Laç, duke i lënë të gjithë me gisht në gojë. Edhe këtë herë presim ndonjë surprizë… Kujtojmë se në dy sfidat e fundit mes Tiranës dhe Laçit ka pasur kontestime për gjykimin, me Laçin që u ankua në Kupë për dy penallti të padhëna, ndërsa Tirana në sfidën 1-1 iu sul gjyqtarit Kridens Meta për shtesën deri në minutën e 100-të të lojës, që solli edhe golin e Laçit.

Related posts

PSG vazhdon serinë e fitoreve në Ligë 1, mposht edhe Nicën

Q.Autor

Pacult zbërthen Shqipërinë dhe Gjicin, leksion klubeve për arbitrat

Q.Autor

E BUJSHME/ Marrosi me tripletë mbarë Europën, “ylli” SHQIPTAR fut në “sherr” 2 SUPER KLUBE

Isa.Autor

Leave a Comment