Futboll Shqipëri Sport

ULËRIMA, GRUSHTE e SHKELMA/ “Selman Stërmasi” tundet nga Ze Maria. Ja 15 minutat e tërbimit (FOTO)

Ulërima, ofendime, zë i lartë që dëgjo hej në gjithë “Selman Stërmasin”. Shkelma, thyerje tavolinash, e çdo sendi në dhomat e zhveshjes. Trajneri i Tiranës, Hoze Marselo Ferreira, dje ka dalë jashtë kontrollit dhe sjellja e tij ka qenë jashtë etikës së një trajneri. Ose të paktën, ato që u panë dhe u dëgjuan dje në “Selman Stërmasi” ishin të frikshme.

Dëshmitarë të ngjarjes bënë me dije se braziliani me të mbaruar ndeshja është futur në dhomat e zhveshjes dhe për gati 15 minuta u ka ulëritur futbollistëve për humbjen ndaj Laçit. Braziliani ka kritikuar shumë ashpër lojtarët e skuadrës për performancën e tyre. Zëri ka qenë në kupë të qiellit, saqë gazetarët e pranishëm në zonën miks dhe “stjuartët” kanë vënë duart në kokë për atë që shihnin dhe dëgjonin. Por, ulërimat kanë qenë një pjesë e “momentit të errët” të Ze Marias. Mbi dhjetë herë braziliani ka goditur me gjithë forcën derën e dhomës së zhveshjes.

Hynte dhe dilte, duke ulëritur, sharë e goditur gjithçka e çdokënd që i dilte përpara. Momenti i errët i “kampionit” ka zgjatur për 15 minuta, me brazilianin që ka thyer gjithçka dhe më pas ka qëndruar në korridor për shumë minuta, duke reflektuar për situatën. Ze Marias nuk i ka pëlqyer që është dëgjuar nga media dhe në një moment është kapur me gazetarët, përse bënin foto të tij. Aq i tensionuar ishte Ze Maria, saqë nuk dinte ç’të bënte. Veprimi i brazilianit ka habitur të gjithë të pranishmit, por edhe lojtarët, të cilët kanë kohë që dëgjojnë këto shpërthime të Ze Marias. Vetëm dy ditë më parë’ Ze Maria ishte shtruar në dreka-darka me lojtarët, ndërsa dje u tha fjalën e fundit futbollistëve.

Panorama sport

Largimi – Hoze Marselo Ferreira ka qëndruar minuta të tëra në korridor dhe më pas, pikërisht në momentin që gazetarët po intervistonin Artan Mërgjyshin, ka përfituar për t’u larguar nga stadiumi. Mario Nikolli, zyrtari i bardhebluve, është munduar që ta kthejë në sallën e konferencave, por Ze Maria ia ka prerë shkurt. “I leave” (unë largohem). Këto ishin fjalët e vetme të tij, por nuk dihet ende nëse i referohej dorëheqjes nga bardheblutë apo nëse bënte fjalë vetëm faktin që po dilte nga dera e stadiumit, siç ndodhi. Në fakt, pas këtyre dy fjalëve, braziliani u shpreh: “Shihemi nesër”. Menjëherë Ze Maria ka marrë makinën dhe është larguar nga stadiumi, ndërsa enigma mbetet….

Halili – Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka zhvilluar dy mbledhje me bashkëpunëtorët e tij, Arbi Laçi dhe Hektor Çomo. Njërën në zyrë dhe tjetrën në rrugë, para stadiumit. Ashtu si dhe herë të tjera, Halili është larguar i fundit nga stadiumi, duke mos pranuar që të japë një version zyrtar për çështjen dhe nëse do ta konfirmojë apo jo Ze Marian. Lika e Karabeci – Dy miqtë, por edhe kapiteni e zëvendëskapiteni Erando Karabeci e Ilion Lika ishin dy lojtarët, të cilët u larguan të fundit nga stadiumi. Dukej qartë dëshpërimi i tyre për këtë humbje që nuk pritej. Gjithsesi, sedra ka bërë që dyshja të dalë e fundit nga stadiumi. Humbja mbetet humbje dhe dy lojtarët e ndiejnë jo pak, pasi kanë vite që luajnë për bardheblutë.

Related posts

OBJEKTIVI I JUVENTUS ËSHTË CHAMPIONS/ Në Spanjë e japin të sigurt largimin e CR7 dhe zbulojnë ekipin e ri

Delo.autor

SKANDALI I TRUKIMEVE NË BELGJIKË/ Rrezikon ylli i Lacios

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITOJA/ Manchester City-it i mjafton një gol kundër “Topçinjve”, mësuesi mposht nxënësin

Delo.autor

Leave a Comment