Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJA ME SKËNDERBEUN/ Katër mungesa për Kukësin, Gjoka përzien “kartat” para sfidës

Kukësi do të ketë sot katër mungesa të sigurta. Përveç mbrojtësve Edis Maliqi dhe Gëzim Krasniqi, të cilët kanë mbyllur sezonin, trajneri Ernest Gjoka nuk do të ketë në dispozicion ndaj Skënderbeut edhe kapitenin Ylli Shameti, si dhe sulmuesin Vasil Shkurtaj.

Qendërmbrojtësi ka pasur dhimbje në seancën paraardhëse dhe për këtë arsye nuk është lejuar nga mjekët të luajë këtë takim. Ai po bën të gjitha ekzaminimet dhe vizitat për të qenë gati sa më shpejt. Ndërsa Shkurtaj ka probleme me shtyllën kurrizore dhe po kryen terapi intensive për të qenë gati për javën e ardhshme. Sot, në majën e sulmit do të jetë Rexhinaldo, ndërsa do të mbështetet nga fantazisti Rroca.

Related posts

MILAN NË ANKTH/ Ylli i ekipit nuk stërvitet dhe rrezikon ndeshjen ndaj Fiorentina

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Alexander-Arnold, Mane ndëshkon Atletico Madrid (VIDEO)

Delo.autor

“MUND TA FITOJË PRAPË CHAMPIONSIN”/ Ronaldo beson te suksesi maksimal me Juventus

Delo.autor

Leave a Comment