Futboll Premier League Sport

NË GARË ME DONNARUMMAN/ Thomas Strakosha mund të zëvendësojë “Gardianin” e Premier…

Portieri i Kombëtares dhe i Lacios, Thomas Strakosha, është lakuar shpesh në listën e dëshirave të skuadrave angleze. Një vit më parë, në garë për shërbimet e tij ishte Liverpul, por të kuqtë transferuan gardianin e Romës, Alison. Së fundmi, krahas Totenhemit, duket se edhe Junajtid mund të jetë destinacion i mundshëm për 24-vjeçarin shqiptar.

“Radio Talk Sport” ka renditur dhjetë alternativa të mundshme për të pasuar De Gean në katërkëndëshin e “Djajve të Kuq”. Andre Onana i Ajaks, i cili ka bërë një paraqitje të mirë në Champions këtë edicion, është i pari në listë. Më tej, emra si Kristian Fruhtl i Bajern Mynih, Kejlor Navas i Real, Jasper Silesen i Barcelonas, Xhanluixhi Donaruma i Milanit, Jan Oblak i Atletiko Madrid, Pau Lopez i Real Betis, Xhordan Pikford i Everton dhe Majl Svilar i Benfikës janë alternativat krahas Strakoshës për skuadrën e Ole Gunar Solskjaer.

Related posts

BOURNEMOUTH-CHELSEA/ Vendasit kalojnë në epërsi, shënon Joshua King

Delo.autor

MOTO GP/ Rrezikoi të kthehej në tragjedi, shikoni aksidentin masiv të motorëve (VIDEO)

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ VENEZIAS/ Allegri: Kemi hedhur tutje dy pikë. Paguajmë ato 10-15 minutat e zakonshëm

Delo.autor

Leave a Comment