Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Tottenham kërkon 600 milionë euro për yllin gjigantëve të La Ligas…

Pas 2 sezonesh pa asnjë afrim, Totenemi duket se do të hyjë këtë verë në merkato për të afruar ndonjë futbollist që mund të ndihmojë skuadrën londineze në arritjen e objektivave. Skuadra e Poçetinos arriti të kualifikohet për në finalen e Ligës së Kampionëve dhe të ardhurat e përfituara nga ky kompeticioni janë të shumta, pa harruar edhe të drejtën televizive dhe vendin e tretë në Premier Ligë.

Gazeta spanjolle “AS” raporton se Totenhemi ka nisur nga puna për merkaton e verës dhe objektiv kryesor i londinezëve ishte ylli i Realit, Marko Asensio. Me ardhjen e Zidan në krye të stolit madrilen, largimi i Asensios duket një mision i pamundur dhe këtë e konfirmon kërkesa që Reali ka për shërbimet e tij.

“Los Blancos” i ka bërë me dije Totenhemit se për shërbimet e Asensios duhet të paguhet klauzola e tij që arrin në 600 milionë euro dhe kjo është shuma që klubi madrilen ka kërkuar për të nënshkruar me Asension.

Related posts

98 TIFOZ HUMBËN JETËN NË STADIUM/ 30 vjet nga tragjedia që ndryshoi futbollin anglez (FOTO)

Delo.autor

Kroatët festonin, ja se çfarë po “planifikonin” në fshehtësi lojtarët e Anglisë (FOTO)

Isa.Autor

Në kërkim të një aventure të re, mbrojtësi i Kombëtares drejt Superligës turke

Sadik.Autor

Leave a Comment