Futboll Premier League Sport

“KTHIMI TEK CHELSEA ISHTE VETËM ÇËSHTJE KOHE”/ Lukaku: Tek Interi kuptova se çfarë duhet për të fituar…

Romelu Lukaku flet për veten dhe e bën këtë në kanalet zyrtare të Chelsea. Sulmuesi belg, i cili mbërriti te blutë nga Interi këtë verë, pranoi se u kthye në Londër në kohën e duhur. Po kështu, zbuloi se kishte pasur mundësinë ta vishte përsëri fanellën e Chelsea në të kaluarën.

KTHIMI – “E dija që do të përmirësohesha si lojtar, kështu që kthimi im te Chelsea ishte vetëm çështje kohe. Unë kisha dy mundësi për t’u kthyer, më 2016 dhe 2017, por kjo nuk ndodhi për arsye të ndryshme. Në fund ndodhi tani, sepse natyrisht, është koha e duhur. Jam në moshën e duhur, ekipi po bën mirë dhe kemi gjithçka për të qenë të suksesshëm”, – tha Lukaku.

I PJEKUR – Qendërsulmuesi tha gjithashtu se çfarë ka ndryshuar në krahasim me të kaluarën dhe si ka evoluar ai: “Tani jam më i qetë. Jam pjekur nga të bërit baba. Në Itali kuptova se çfarë ishte fitorja, çfarë duhet bërë për të; kjo më ndihmoi vërtet. Gjatë tri viteve të fundit, unë kam qenë në gjendje të ndërtoj diçka që mund të më shërbejë për pjesën tjetër të karrierës.

Mund të jetë e komplikuar, por kur ta vendosësh vërtet me kokën tënde për të bërë diçka, kushtojini gjithçka që keni atij qëllimi. Vetëm kështu mund t’ia arrini. Tek Interi e kuptova se cilat ishin aftësitë e mira dhe aspektet e mia më të dobëta. Kam kaluar shumë kohë duke punuar në ato aftësi për t’u bërë sulmues më i plotë”.

Related posts

PARALAJMËRON RIVALËT E “EURO 2020″/ Trajneri Mancini: Kjo Itali luan futboll dhe jo kundërsulm

Delo.autor

NATË ANKTHI PËR FUTBOLLISTIN ITALIAN DHE TË FEJUARËN E TIJ/ Hajdutët i lidhin dhe u grabisin 500 mijë euro

F.autor

ÇËSHTJA “POGBA”/ Shtyhet vendimi për të ardhmen. Ja çfarë i kërkoi Manchester United…

Delo.autor

Leave a Comment