Champions League Futboll Sport

NË PRAG TË FINALES CHAMPIONS/ Pochettino “kërcënon”: Do fitojmë për të shkruar historinë…

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino ka folur një ditë para finales së Champions Leagues.

Në konferencën për mediat të zhvilluar në Madrid, Pochettino tha se ende nuk e ka vendosur se cilin formacion do të startojë kundër Liverpoolit.

“Udhëtimi drejt finales ka qenë i pabesueshëm dhe mund të përsëris se është një kënaqësi të menaxhosh këta lojtarë. Jam krenar për ata, janë të hapur për gjithçka dhe ndjekin në perfeksion këshillat e mia dhe të stafit tim. Skuadra do të jetë gati të vrapojë dhe të argëtohet”, tha fillimisht ai.

Formacioni, do të luajë Kane? “Lojtarët nuk dinë asgjë akoma. Kemi akoma edhe një seancë stërvitore dhe më pas do të vendos. Është e dhimbshme të jesh i detyruar të aktivizosh vetëm 11 lojtarë nga minuta e parë në ndeshje të tilla.

“Nuk e kam të lehtë të marr vendime për ndeshjen e nesër. Gjithsesi, jam i bindur se do të bëjmë zgjedhjet e duhura. I kam kërkuar UEFA-s të kem mundësinë të marr të gjithë organikën në fushë nesër para ndeshjes, në mënyrë që ta bëjmë të gjithë bashkë fotografinë tradicionale, vijoi ai.

Liverpooli? “Bashkë me Manchester City, janë skuadra më e mirë e Premier League. Kanë bërë një sezon të madh dhe meritojnë elozhe. Liverpool-i ka një histori të madhe, por ne duhet të kërkojmë të argëtohemi dhe të fitojmë, sepse duam të shkruajmë historinë”.

– Çfarë mendimi keni për Klopp?

“Jurgen është një trajner shumë i suksesshëm. Është fantastik dhe e vlerësoj shumë. Është gjithmonë i lumtur, gjithmonë optimist, një shembull shumë i mirë për të tjerët me spontanitetin e tij. Në finalet që ka humbur ka qenë i pafat. Ndonjëherë, ka disa gjëra që nuk mund t’i kontrollosh”.

Related posts

SPEZIA-MILAN/ “Kuqezinjtë” kërkojnë fitoren për të mbajtur distancën me “Zikaltërit” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Manchester United, Chelsea e Spurs e duan Kurzawan

Sadik.Autor

“E ARDHMJA DO NDËRTOHET GRADUALISHT”/ Conte i vetëdijshëm: Na duhet kohë të ngjitemi në këto nivele, nuk…

Delo.autor

Leave a Comment