Futboll Sport

GUARDIOLA NË HALL TË MADH/ Një mbrojtës tjetër largohet nga Manchester City

Skuadra e Manchester Cityt po përballet me largime të shumta nga reparti i mbrojtjes.

Është Eliaquim Mangala ai i cili gjatë verës me shumë mundësi do të kthehet tek Porto.

28-vjeçari kaloi pesë vite në “Etihad Stadium”, por karrierën e lojtarit e penguan dëmtimet e shumta.

Mangala nuk ka regjistruar asnjë paraqitje me skuadrën e parë të Manchester City gjatë sezonit 2018-2019.

Lojtari tashmë synon kthimin në Portugali, te skuadra e Portos, dhe kështu mund të bëhet lojtari i dytë pas Kompany që largohet nga City, nga reparti i njëjtë.

Me siguri se kjo lëvizje do ta detyrojë Manchester Cityn që të interesohet për një qendërmbrojtës.

Related posts

FANTASTIKE/ Tifozët e Napolit i drejtohen De Laurentis: Paratë e lojtarëve, dërgoji në Shqipëri

Delo.autor

ZBULOHET fjalimi i Messit në tunel që frymëzoi Dembelen të FITOJË ndeshjen

F.autor

ISHTE PRANË BARCELONËS NË MERKATON E VERËS/ Flet Abidal: Neymar përshtatet me lojën tonë, do të jetë…

Delo.autor

Leave a Comment