Champions League Futboll Sport

NGA PUYOL TEK PRESIDENTI ARGJENTINAS/ Bota “shenjtëron” Messin, ja mesazhet (FOTO+VIDEO)

Ndeshja e mbrëmshme mes Barcelonës dhe Liverpool-it pati një ritëm frenetik dhe ishte brenda së mundshmes…, derisa Leo Messi shënoi supergolin nga goditja e dënimit për rezultatin 3-0. Ylli argjentinas ka marrë lëvdatat e lojtarëve dhe personaliteteve nga e gjithë bota për atë kryevepër.

Mario Balotelli, sulmuesi kontravers i Olympique Marseille, kërkoi publikisht që të mos krahasohet më “10” e Barcelonës me Cristiano Ronaldon, duke u përpjekur t’i japë fund debatit, se cili është lojtari më i mirë në botë: “Leo Messi, një fenomen. Për të mirën e futbollit, ju lutem mos e krahasoni atë me 7 e Juves“. 

Pyetjes se kush është lojtari më i mirë në botë u mundua t’i japë përgjigje edhe futbollistja e Barcelonës dhe e kombëtares së Spanjës, Aitana Bonmatí. Përmes një “cicërime”, ajo poston një foto, ku vetë është në krah të sulmuesit të Barcelonës. “Kush është më i miri? – pyet ajo në mënyrë retorike.

Sërish nga brenda planetit të Barçës, Leo vazhdoi të merrte duartrokitje. Ai që ka qenë kapiten i tij, Carles Puyol, ka mbetur i habitur nga goli i fundit të argjentinasit: Oh, Zoti im, Leo Messi!” 

Rio Ferdinand, ish-lojtar i Manchester United, tashmë komentator sportiv, ka publikuar një video të tij duke festuar me Gary Lineker në rastin e golit të tretë të Messit, edhe pse ai likujdoi Liverpool. Përveç kërcimit të përqafuar me Lineker, ai la edhe një mesazh, në të cilin thotë se ndeshja ishte e hapur derisa Messi e lejoi këtë: Leo Messi ka vendosur se kur ishte momenti…

“Sos joda Chabón”. Ky ka qenë statusi i sulmuesit argjentinas të Hebei Fortune, Ezequiel Lavezzi. Një tjetër mik nga Albiceleste, Eduardo Salvio, ishte i impresionuar nga kapiteni katalanas: “Messi, Zoti im!” 

Pasi e pa nga shtëpia, edhe presidenti argjentinas, Mauricio Macri, e vlerësoi “recitalin” e yllit të Barçës: Krenohemi me lojtarin më të mirë të futbollit në botë, ai është argjentinas. Faleminderit Leo!

Edhe nga jashtë futbollit, këtë herë prej një tenisti spanjoll, David Ferrer, argjentinasi ka marrë lavdërime: Imagjinoni që Messi të bëhet një lojtar tenisi… Messi, Nadal, Federer, Djokovic… Do të kisha ndryshuar sport“. 

Related posts

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Francezët akuzojnë: COVID-19 e “solli” Juventus

Delo.autor

HOLANDEZI SYNON LIGËN E KAMPIONEVE/ Robben: Bayerni duhet të mësojë nga…

Isa.Autor

Sofija Milosevic, çelësi i suksesit të Adem Ljajic

Sadik.Autor

Leave a Comment