Futboll Seria A Sport

NGA SFIDA ME NAPOLIN TEK CHAMPIONSI/ Spalletti: Kemi lënë shumë pikë rrugës, me rëndësi është…

Një sfidë vendimtare për Interin, e cila do të luhet në “San Paolo”, me qëllim të sigurimit të kualifikimit në Ligën e Kampionëve një javë para përfundimit të Serie A. Kuptohet, kundër Napolit nuk do të jetë e lehtë, edhe pse ekipi i Carlo Ancelottit nuk lufton më për asnjë objektiv. Luciano Spalletti foli si zakonisht, në prag të sfidës, në konferencën për shtyp. Një përmbledhje e përgjithshme dhe një kompliment për kundërshtarin e së nesërmes, si për ta filluar sfidën e së dielës: Kjo nuk është një çështje e qëllimeve që kemi, por se si do të përballemi me ndeshjen. Ne jemi përgatitur për më të mirën, jemi trajnuar mirë dhe e dimë se çfarë duam“. 

Spalletti nuk dëshiron të shpërqendrohet nga zërat e jashtëm, edhe nëse ato janë shumë të zhurmshëm. Ashtu si ato, që kanë të bëjnë me divorcin midis Allegrit dhe Juventusit, apo zëvendësuesin e tij virtual (ndoshta, Antonio Conte): Trajneri është një rol i bukur dhe i komplikuar. Sidoqoftë, dëshiroj të qëndroj i përqendruar vetëm te sfida e nesërme. Nëse doni të flisni për trajnerët, atëherë jam i interesuar vetëm për një: Ancelotti. Ai është një nga më të mëdhenjtë e futbollit tonë. Tani mendoj vetëm për atë dhe ekipin e tij, sepse ndeshja e nesërme është e rëndësishme për mua”.

Trajneri i Interit, në mënyrë të pashmangshme ka folur edhe për Mauro Icardi, me disa fjalë të pakta, por të qarta: “Icardi është një djalë dhe futbollist i mirë. Nëse thotë se dëshiron të qëndrojë, dy ndeshje nga fundi i kampionatit, duhet të besojmë në atë që thotë”.

Pas dy vitesh tek Interi, me të panjohurën e së ardhmes, Spalletti mundohet të bëjë njëlloj bilanci të përgjithshëm: “Në këto dy vite është bërë një punë e madhe, kemi vendosur një bazë, kemi zhvilluar ndeshje të shkëlqyera. Natyrisht, kemi lënë edhe shumë pikë rrugës. Me rëndësi është rikthimi në Ligën e Kampionëve“.

Related posts

SAMPDORIA-JUVENTUS/ Sarri kërkon rikthimin në krye të renditjes (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME/ Tentativa e parë, PSG ofron ish-lojtarin e Interit për Kristiano Ronaldon

Delo.autor

Nëse Kroos largohet nga Reali, menjëherë transferohet te ky klub i madh (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment