Futboll La Liga Sport

NGREN “TERMINATORIN NË QIELL TË SHTATË”/ Legjenda e Brazilit: S’ka asnjë si “Pleshti” në…

Legjenda e Brazilit dhe e Barcelonës, Rivaldo ka ngritur në qillein e shtatë Messin. Sipas tij s’ka asnjë si Messi dhe se argjentinasi do ti fitojë të gjitha.

31-vjecari shënoi 2 gola në fitoren 3-0 të Barçës, për të shkuar në kuotën e 12 finalizimeve në 9 paraqitje këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Messi është rrugës së duhur për të fituar “Këpucën e Artë”, pasi përveç në Champions, ka më së shumti gola edhe në top 5 ligat evropiane, 34 finalizime, katër më shumë se ndjekësi më i afërt, Kylian Mbappe.

Ai ka shënuar 48 gola në 46 paraqitje dhe ka zhvilluar një sezon mbresëlënës që sipas legjendës të Barcelonës, Rivaldo, do t’i shpërblehet argjentinasit me shumë trofe.

“Unë nuk mendoj se Barcelona do të ketë një tjetër lojtar si Messi në historinë e saj”, u shpreh fillimisht Rivaldo.

“Është e qartë se është më i miri në botë dhe nuk shikoj asnjë që të mund ta sfidojë për çmimet individuale në këtë sezon. Ndoshta i fiton të gjitha: Topin e Artë, Lojtari Më i Mirë i FIFA-s dhe Lojtari i Vitit”.

Related posts

MBRËMJA GALA/ Spalletti: Trajner i INTERIT? Jam këtu falë SPECIAS, aty mësova që…

Isa.Autor

RENDITJA E RE E KLUBEVE/ Njihuni me 10 ekipet më të shtrenjta në Botë, ja kush kryeson

Delo.autor

Kupa e Botës/ Nuk ndalet Belgjika shënon edhe golin e dytë ndaj Panamas

Sadik.Autor

Leave a Comment